Lënda Titanik e PSP-së, ka “inauguruar “ sot ndërtesën e re të Gjykatës Penale….
Lënda Titanik e PSP-së, ka “inauguruar “ sot ndërtesën e re të Gjykatës Penale.
Në lëndën e hapur nga Prokurosia Speciale, akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-shefi i kabinetit të kryeministrit, Martin Protugjer dhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski, për bashkëpunim kriminal, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

