Lëndohen rëndë shtatë persona në një aksident në magjistralen Veles-Shkup

251
fresco

midle
aksident-4

Në autostradën Veles – Shkup, në rreth 400 metra para pikës pagesore “Otovicë” dje rreth orës 09:30 ka ndodhur fatkeqësi komunikacioni mes pesë automjeteve, me ç’rast janë lënduar shtatë persona.

MPB-ja sot kumtoi se janë përplasur automjeti “Mazda” me targa nga Prilepi, i drejtuar nga M.N. (52) nga Kavadari, automjeti “Mecedes” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga R.T. (22) nga Kavadari, automjeti “Folksvagen Golf” me targa të Prilepit, i drejtuar nga K.N. (37) nga Prilepi dhe automjeti “Volvo” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga T.R. (53) nga Kavadari.

Pas fatkeqësisë, me automjete të Ndihmës urgjente mjekësore, në Spitalin e përgjithshëm Veles janë dërguar shtatë pjesëmarrës në fatkeqësinë, prej të cilëve lëndime të rënda janë konstatuar te shoferi P.P, ndërsa tek të tjerët janë konstatuar lëndime dhe pas ndihmës mjekësore janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

LEXO EDHE  Trafik droge dhe grabitje me armë, pranga 22 shqiptarëve të një bande

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Veles.

Comments