Leonita kujton momentin më të bukur me Granit Xhakën: Para një viti.. [Foto]

455

Mesfushori kosovar i Arsenalit ka publikuar momentin e propozimit në Facebook, gjersa tregon se Leonita ka pranuar, shkruan lajmi net.

“Ajo tha po. Një Top i Artë është mrekulli, por një grua e artë është parajsë”, shkroi Xhaka një vit më parë në postimin e publikuar.

Ndërkaq tani, bashkëshortja e Granitit, Leonita është rikthyer prapa në kohë gjersa publikon momentin më të bukur në jetën e saj.

“Para një viti”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, çifti janë martuar verën e kaluar në një ceremoni tejet luksoze e që tashmë janë ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku. /Lajmi.net/

Comments