Leucemia kronike meiloike, ShLKM: “Nilotinib’”urgjentisht në listën pozitive

207
fresco

midle

Shoqata e të sëmurëve me leucemi kronike mieloike kërkon sigurimin urgjent të terapisë së linjës së dytë për të sëmurët nga kjo sëmundje.

Ata kërkojnë që ilaçi “Nilotinib” të vendoset në listën pozitive. Sipas kësaj shoqate, në Maqedoni ka plejadë të mjekëve të mirë dhe gjithçka që është e nevojshme, por pa ilaçe pacientët nuk mund të kurohen.

“Në vit në Maqedoni kemi nga 15 deri në 20 pacientë të rinj. Sëmundja kryesisht sulmon në moshën mesatare dhe avancuese, edhe pse sulmon edhe fëmijë”,- deklaroi Aleksandar Stojanoviq nga Klinika për Hematologji.

“Në Maqedoni ka rreth 100 të sëmurë nga LKM. Edhe statistikisht dhe në praktikë, rreth 30 të sëmurë nga LKM në Maqedoni janë pa terapi adekuate. Ky numër në mënyrë rapide po rritet çdo vit. Na nevojitet terapi e linjës së dytë, e cila është shumë e shtrenjtë për cilindo qoftë nga ne që ta blejë, ndërsa tashmë është qasëse në të gjithë Europën”,- tha kryetari i Shoqatës së LKM-së në Maqedoni, Pepo Levi.

Në vitin 2001, me kërkesë të kësaj shoqate, ilaçi “Glivek” u vendos në listën pozitive. Ditën ndërkombëtare të të sëmurëve nga LKM-ja sot e shënojnë mbi 109 organizata të pacientëve nga sfera e mbrojtjes së pacientëve të sëmurë nga LKM në 82 shtete në botë.

Comments