Lëvizja “Besa”: 9.5 milionë euro për Tarçullovskin dhe Boshkovskin

187
fresco
midle
Lëvizja “Besa” ka prezantuar sot në një pres konferencë të dhënat pas publikimit të hulumtimit nga Instituti prestigjioz për gazetari hulumtuese, BIRN, se për mbrojtjen e Lube Boshkovskit dhe Johan Tarçullovskit në  Hagë, Qeveria e Maqedonisë në periudhën 2008-2013 ka ndarë 9.5 milionë euro para të taksapaguesve.
Këto para janë ndarë për lirimin e kriminelit të dënuar nga Gjykata e Hagës për krime ndaj shqiptarëve të Lubotenit e që tani VMRO e kandidon edhe për deputet pikërisht në njësinë zgjedhore numër dy, ku votojnë edhe banorët e Lubotenit, thonë nga Lëvizja “Besa”.
Nga viti 2006 e deri më 2013, sa janë ndarë mjete buxhetore për mbrojtjen e Tarçullovskit dhe Boshkovskit, pjesëmarrës në qeveri kanë qenë edhe partitë shqiptare të cilat mburreshin se janë faktor vendimmarrës në ekzekutivin ku bënin pjesë, thonë nga “Besa”.
“A ka ironi më të madhe që mjetet nga buxheti, ku derdhen edhe kontributet e lubotenasve, të shfrytëzohen për mbrojtje të vrasësve të tyre? Nëse BDI-ja ka përkrahur një gjë të tillë, kjo tregon se ata nuk ua duan të mirën shqiptarëve. Nëse nuk kanë mundur ta pengojnë, kjo tregon se ata nuk janë të aftë t’i dalin zot votës shqiptare”,– deklaroi bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore nga Lëvizja “Besa”, Afrim Gashi.
Nga “Besa” thonë se me paratë që qeveria ka ndarë për mbrojtjen e kriminelit, Johan Tacullovski, do t’u sigurohej kompensim mujor për 40 vitet e ardhshme për 82 familje të dëshmorëve dhe 175 invalidëve të UÇK-së.
Comments