Lëvizja Besa mbajti tribunë në mbështetje të referendumit

188

Në një tribunë të organizuar në Kërçovë, Lëvizja Besa u bëri thirrje qytetarëve….

Në një tribunë të organizuar në Kërçovë, Lëvizja Besa u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin referendumin e 30 shtatorit. Kryetari i këtij subjekti Afrim Gashi tha se me mbështetjen e referndumit nis rrugëtimi drejt vlerave perëndimore me të cilat do të përforcohet edhe identiteti shqiptar.

Për ti thënë Po integrimit në Nato dhe BE, Lëvizja Besa në Kërçovë organizoi marshin “Dil për Maqedoninë evropiane” ndërsa më pas në Qendrën për Kulturë, në praninë e strukturave partiake dhe aktivistëve të saj, mbajti tribunën në të cilën u shpreh bindja se mbështetja e referendumit është mbështetje për vlerat evropiane, arsim cilësor dhe mirëqenie me standarte evropiane.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, tha se rrugëtimi drejt familjes euro-atlantike është një rrugëtim që vlerat e saja i ka në traditat tona, një Po në referndum, nënkupton edhe përforcimin e identitetit shqiptar.

“Rrugëtimi i vendit në NATO dhe BE është përforcim i traditave tona shqiptare, ku unë besoj se vetëm njerëz me moral dhe ndershmëri mund të jenë të realizuar në të gjitha aspektet.Më 30 shtator përgjigjja është PO. Aderimi në familjen e madhe euro-atlantike siguron investime të reja në vend, luftë kundër korrupsionit, sundim të ligjit dhe barazi të plotë. Ne duhet të ecim rrugëtimin tonë drejt NATO-s dhe BE-së, duke mos i harruar vlerat tona që i kemi kultivuar ndër shekuj’’

Comments