Lëvizja BESA në aksion të gjerë për të shpëtuar votuesin shqiptar

259

Prej sot Lëvizja BESA është në aksion të gjerë për të shpëtuar votuesin shqiptar. Aktivistët e Lëvizjes do të jenë në teren vazhdimisht në të gjitha vendbanimet për të ndihmuar në regjistrimin e votuesve.
Shpërndajeni sa më shumë këtë fletushkë, që ta pengojmë planin e pushtetit VMRO-BDI dhe të KSHZ-së që t’i fshijë nga lista më shumë se 30.000 shqiptarë!

Jam votues!
I/e nderuar qytetar/e,
Kriza e gjatë politike në Maqedoni, që filloi për shkak se opozita maqedonase e kontestonte vullnetin e lirë të qytetarëve, në fund rezultoi se problemi i kësaj krize paskan qenë shqiptarët, sepse partitë që ishin pjesë e bisedimeve të Marrëveshjes së Përzhinës lejuan që të fshihen nga lista zgjedhore 39.502 votues, prej të cilëve shumica dërrmuese janë shqiptarë.
Të gjendur në këtë situatë, kur këtyre votuesve u mohohet e drejta kushtetuese, demokratike, juridike e politike dhe kjo bëhet nën pretekstin se ata nuk kanë qëndrim të përhershëm në vend, ndërsa shumica e tyre me vite të tëra nuk e kanë kaluar kufirin, përmes kësaj fletushke ju njoftojmë se çfarë duhet të bëni që të riktheheni në listën e votuesve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Mundësia e parë

Ju mund të paraqiteni personalisht vetë në komunën tuaj, ku ka zyre të KSHZ-së, dhe aty ka nëpunës që ka detyrim ligjor t’ju regjistrojë. Për t’u realizuar kjo, ju duhet ta keni me vete një dokument valid personal (letërnjoftim ose pasaportë).

Mundësia e dytë

Ju mund të hyni në adresën elektronike https://prijava.sec.mk
Aty i shkruani të dhënat tuaja (ku detyrimisht ju duhet ta keni një e-mail aktiv), si dhe ta keni të skanuar ose të fotografuar letërnjoftimin ose pasaportën valide, të cilën duhet ta dërgoni në dritaren përkatëse elektronike.

Mundësia e tretë

Dërgojeni letërnjoftimin (të fotografuar/skanuar saktë në të dyja anët) ose pasaportën e skanuar në:
Nr. viber: 075 297 087
FB Messenger: jamvotues
E-mail: jamvotues@gmail.com
Pjesa tjetër është detyrim i yni
Shkup
, gusht 2016 Lëvizja BESA – Shkup”
BESA Jam votues -

Comments