Lëvizja BESA: Qeveria VMRO-BDI vazhdon diskriminim e familjeve shqiptare

329

Ashtu siç kemi paralajmëruar qysh moti se kjo qeveri është pushteti më antishqiptar në Maqedoni, kjo po dëshmohet edhe këtyre ditëve – ka filluar kthimi i qytetarëve në fshat, i cili duet të fillojë në janarin e vitit të ardhshëm. Në këtë mënyrë, Qeveria e RM-së, ku bën pjesë edhe BDI-ja, ka planifikuar të bëjë ndarjen e tokës shtetërore falas për çiftet deri 45 vjeç, të cilët do të kthehen në fshat, por edhe një shumë prej 6.000 eurove në fillim e pastaj secilin muaj rroge mujore nga 13.000 denarë. Përveç kësaj, Qeveria do të bëjë edhe rindërtimin ose rinovimin e shtëpive të tjera, por këtë do ta bëjë eksluzivisht vetëm në vendbanimet me më pak se 500 banorë, me çka përjashtohen vendbanimet shqiptare. Nisur nga kjo Lëvizja BESA e dënon ashpër këtë diskriminim të llojit të vet dhe gjykon se kjo mënyrë e mbështetjes së familjeve maqedonase është mënyrë tjetër për përzënien dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Gjithë kjo është një hallkë në vargun e gjatë të planeve serbe e jugosllave për shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve nga vatrat e tyre. Duke e ndjerë këtë fatkeqësi që na ka ngjarë me këtë pushtet, kjo edhe më shumë e shton vullnetin që të bëjmë çmos që t’i shpëtojmë shqiptarët e Maqedonisë nga kjo e keqe që i ka pllakosur. Dhe, mundësia më e mirë që të bëhet kjo janë zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Comments