Lëvizja Besa shpalos në Sllatinë platformën Ridefinimi-Foto

337
fresco


Lëvizja Besa në Sllatinë ka shpalosur të premten platformën Ridefinimi në një takim ku merrnin pjesë krerët më të lartë të kësaj lëvizjeje i udhëhequr nga lideri Bilall Kasami dhe struktura të larta të kësaj partie përfshirë anëtarët e kryesisë, Zeqirja Ibrahimi dhe Adnan Azizi dhe përfaqësues të lartë të RDK-së transmeton Faktiditor.Sipas liderit Kasami platforma RIDEFINIMI është një mundësi e mirë për dalje nga kriza, ku është paraparë se si duhet të definohet shteti i Maqedonisë – si shtet i barabartë në të gjitha fushat midis shqiptarëve dhe maqedonasve. RIDEFINIMI po ashtu përfshin edhe domosdoshmërinë e krijimit të Gjykatës Speciale, e cila del si nevojë e patjetërsueshme për zgjidhjen e krizës politike.
Lëvizja Besa ka shpalosur ofertën politike për zgjedhjet e 11 dhjetorit në ndërkohë që krerët më të lartë kanë folur para anëtarëve të tyre për situatën e rëndë politike në vend .Para të pranishmëve  me fjalë përshëndetëse iu drejtua te pranishmeve edhe përfaqësuesi i RDK-së, Binas Pajaziti, si dhe Kryetari i nëndegës së fshatit Sllatinë, Daut Memishi dhe Kryetari i degës Amir Elezi./Faktiditor/.

midle

Comments