Lëvizja e Macron fiton zgjedhjet parlamentare në Francë

214
fresco

Sipas raportimeve të fundit të mediave në Francë, lëvizja e presidentit francez, Emmanuel Macron, duket se ka shënuar fitore të madhe pas raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare.

Të dalat e para tregojnë se Marshi Republikan (REM) dhe aleati i saj Lëvizja Demokratike (MODEM) sigurojnë shumicën e 577  vendeve në Kuvendin Nacional, përcjellë Klan Kosova.

Ndërkaq, aleanca e kryesuar nga Partia Republikane (LR) e qendrës së djathtë do të ngel me 85 deri në 125 deputetë, kurse Fronti Nacional i ekstremit të djathtë mund të nxjerre tre deri në dhjetë deputetë.

Partitë tradicionale po u bëjnë thirrje votuesve që të mbështesin rivalët e Macron në një votim të balotazhit për të shmangur atë që monopolizon pushtetin.

Partia e Macron u krijua pak më shumë se një vit më parë dhe shumë kandidatë kanë pak ose aspak përvojë politike.

Rezultati përfundimtar do të vendoset në raundin e dytë të votimit të dielën e ardhshme.

Të drejtën për të formuar qeverinë do ta ketë partia që në fund të zgjedhjeve do të ketë siguruar shumicën prej 289 apo më shumë deputetësh.

Deri në orën 17:00 të së dielës, pjesëmarrja ishte 40,75 për qind, teksa shkalla e njëjtë në raundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme para pesë viteve ishte 48,31 për qind, kurse në vitin 2007 49,28 për qind.

Këto zgjedhje u organizuan teksa Franca ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme. Për mbarëvajtjen e tyre në detyrë janë vënë afër 50 mijë pjesëtarë të policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë në rreth 69 mijë qendrat e votimit, përcjellë Klan Kosova.

Comments