Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar në Shkup

222

Dje, në Shkup u bë promovimi i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, që synon bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar.

Në këtë takim u bë prezantimi i Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe promovimi i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” me autor Tahir Veliu-n, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Në fjalimin e tij kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar Tahir Veliu deklaroj se “Zgjidhja e vetme dhe e drejtë e çështjes shqiptare nën pushtimin e Maqedonisë artificiale është e drejta për vetëvendosje, çlirim nga pushtim dhe ribashkimi me shtetin amë – Shqipërinë. Ne jemi mbledhur këtu për t’u treguar të gjithve se Shkupi është Shqipëri Lindore dhe i përket Shqipërisë dhe kurrën e kurrës Sllavomaqedonisë! Ne jemi këtu për t’i thënë jo politikës servile të klases politike shqiptare dhe ti themi mjaft marrëveshjeve anti-shqiptare në kurrizin tonë. Marrëveshja anti-kombëtare e Ohrit zyrtarisht mund të shpallet si Marrëveshje e vdekur, ashtu sikurse edhe vetë shteti artificial i IRJM-së.” tha mes tjerash Veliu në tubimin e djeshëm.

Comments