Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ngushëllon familjen e Astrit Deharit

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka ngushëlluar prindërit e aktivistit Astrirt Dehari, i cili ka ndërruar jetë dje në Burgun e Prizrenit.
“Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen e parakohshme dhe të papritur nga jeta e aktivistit Astrit Dehari. Ky lajm i rëndë, na ka tronditur prandaj në këto momente të vështira për familjen Dehari, me mendje dhe zemër jemi pranë jush. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe”, thuhet në ngushëllimin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.