Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar prezantohet edhe në Mitrovicë

214

image1

Sot, nga ora 12:00 e deri në orën 15:00, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka vendosur pikën e saj në Sheshin “Mehë Uka” të qytetit të minatorëve në Mitrovicë, ku qytetarë të shumtë u informuan rreth LSHB-së, njoftoj kryetari i kësaj lëvizje, Tahir Veliu.

Veliu tha se kemi qenë mjaftë të kënaqur me interesimin e qytetarëve për ta përqafuar dhe përkrahur me të gjitha format këtë lëvizje kombëtare, e cila synon bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm kombëtar. Ai tha se, shaljanët janë anëtarësuar në numër të madh në LSHB.
“E veçantë e këtij aktiviteti ka qenë edhe bashkëbisedimi i sinqertë dhe bashkëpunues me qytetarët e kësaj ane, ku ka dominuar mosha e re. Jemi duke e pregaditur terrenin për themelimin e Degës së LSHB-së në Mitrovicë, si fazë tjetër e shtrirjes së aktivitetit tonë në qytetin e minatorëve”, ka shtuar kryetari Veliu.

image1image2

Comments