Lëvizja Trump
Shkruan: Ajet Delaj, New York
Per hire te se vertetes duhet thene se Amerika ka qene dhe eshte ne mendjet dhe zemrat e shqiptareve per rreth nje shekull, por natyrshem vemendja ndaj Amerikes rritet ne kuader te fushatave elektorale qe zhvillohen ne kete vend te madh. Zgjedhja e Presidentit Tump ka qene e nje formati te veçante per vete faktin se çfare ofroi Presidenti Trump e natyrshem revolucioni i papare ne telekomunikim natyrshem qe ka luajtur rolin e vet.
Megjithate, eshte e nevojshme te perseritet se per shqiptaret nuk eshte shume e rendesishme se kush e merr Shtepine e Bardhe nje here ne kater vjet por natyrshem eshte e rendesishme edhe per shqiptaret qe Amerika te qendroje dhe te behet akoma me e fuqishme mbas çdo rrotacioni te pushtetit ne Washington.
Mirepo, dua te ndalem ne nje fenomen mjaft te rendesishem si ne Shqiperi dhe ne Amerike ku mediat dhe estabilishmenti politik kane kohe qe jane njesuar ne interesa biznesi qe ne Shqiperi si vend i vogel ka kohe qe eshte konstatuar por ketu ne Amerike u desh dalja e Presidentit Trump me levizjen e tij qe te evidentohej ne syte e amerikaneve ky fenomen mjaft negativ madje vdekjeprures per demokracine.
Mirepo, ne ndryshim nga populli Shqiptar i shtypur dhe i shperfytyruar, populli amerikan i lire e sovran per me shume se dyqind vjet konsolidimi te lirise ne shpirtin e ketij populli te madh beri qe te perballoje me kurajo nje moment mjaft kritik ne rrugetimin e Amerikes drejte lirise dhe prosperitetit ne mbeshtetje te nje lideri karizmatik popullor siç ishte Presidenti Trump tashme i zgjedhur.
Ne nje moment kritik per Ameriken dhe civilizimin perendimor sepse nuk ka bere vaki ne fushatat e meparshme elektorale qe krahet politik te njesoheshin me pushtetin dhe pushteti te dilte ne fushate siç beri Presidenti Obama duke u suportuar nga 65 gjigandet mediatike dhe televizive te gjithe te bashkuar kunder ish- kandidatit Donald J, Trump.
Demokracia Amerikane ka funksionuar per me shume se 200 vjet me opozite e pozite dhe me nje media vezhguese ndaj pushtetit e inkurajuese ndaj opozites ka bere kete Amerike qe shohim sot te gjithe me fuqine ekonomike ushtarake e politike me te madhe te botes.
Mirepo, fushata e Presidentit Trump jo vetem qe zbuloi ne syte e amerikaneve por edhe te gjithe botes se demokracia amerikane paska pasur goxha problem por ne te njejten kohe nxorri ne pah si asnjehere fuqine e lirise, fuqine e demokracise , fuqine e nje populli te lire qe eshte i ndergjegjshem per fatet e tij si lidership i demokracise se botes.
Presidenti Trump, nje embleme e sukseshme e biznesit dhe e lirise ekonomike amerikane tregoi se mund ta perçoje ne zemrat e amerikaneve kurajon dhe shpresen se Amerika do te vazhdoje te kryesojne boten ne te gjitha planet.
Realisht zgjedhjet ne Amerike sivjet nuk ishin si zgjedhjet e radhes sepse ato realisht u shenderruan me liderin karizmatik tashme Presidentin Trump ne nje levizje masive popullore aq sa nuk qe e nevojshme te numroheshin votat deri ne fund ne pese shtete amerikane pasi Presidenti Trump e kali kufirin e 270 votave elektorale, kunder staus-quo-së apo ashtu siç e cilsonte dhe e cilson Presidenti Trump estabilishmenti i korruptuar i Washingtonit.
Kjo sentence eshte qendra dhe shpirti i levizjes se Presidentit Trump drejt Shtepise se Bardhe duke frymzuar milona amarikane per liri e demokraci, per nje Amerike me te mire per te gjithe qytetaret e saj te ekspozuar ne anen tjeter ne nje aleance te pazakonte te estabilishmentit te Washingtonit me median klienteliste qe per here te pare ishin rreshtuar rreth 65 kanalet televizive kryesore te Amerikes.
Revolucioni Amerikan i konsolidimit te demokracise me siguri do te shtrihet ne tere qytetrimin perendimor aleate te Amerikes sepse elita e korruptuar e Washingtonin me George Sorosin ne pararoje e kane shtrire modelin e tyre te korrupsionit ne shume vende te influences dhe interesit amerikan. Kjo eshte arsyeja kryesore qe shpjegon edhe faktin se te gjitha keto elita te korruptuara u rreshtuan me estabilishmentin e korruptuar te Washingtonit duke mbeshtetur kandidatin e tyre Hillary Clinton.
Fatekeqesisht por dhe fatemiresisht nuk kishte se si te ndodhte ndryshe edhe me estabilishmentin e korruptuar dhe idologjik te Tiranes duke e identifikuar veten ne syte e administrates se re te Presidentit Trump realisht ashtu siç edhe jane.
Elitat e korruptuara te Washingtonit dhe Tiranes ndryshojne shume si nga forma, permbajtja dhe origjina sepse estabilishmenti i Tiranes eshte shume perpara ne kete fushe duke shkaterruar gjithçka apo me mire duke sabotuar gjithçka e mbi te gjitha duke perzene nga trojet shqiptare me shume se gjysmen e popullit shqiptar, pra kete gje kane arritur ta bejne vetem pushtuesit serb ne Kosove perms gjenocid.
Praktikisht ne Tirane nuk ka krahe politike, nuk ka dhe as qe ka pasur ndonjehere sistem drejtesie , nuk ka dhe nuk ka pas struktura intelegjente dhe te zbatimit te ligjit duke u shenderruar ne nje bande kriminale qe me kohe kane marre atributet e shtetit, duke e shenderruar vendin me te bukur dhe te pasur te Evropes per çfare zoti i ka fale kombit shqiptar ne nje komb me te varferin e Evropes.
Kjo eshte arsyeja qe banditet e Tiranes u rreshtuan kunder levizjes “Trump”, kaloi nje jave dhe ne asnje media ne Tiranes duke perfshire politikuajt e anal-istet nuk e zene me goje shkakun se perse Presidenti Trump triumfoi ne Amerike qe eshte premtimi solemn para kombit amerikan se do te thyente estabilishmentin e korruptuar te Washingtonit qe ishte nje kompozim i estabilishmentit te korruptuar me median klienteliste identike me ate ajo çfare eshte kompozuar ne Tirane.
Nuk eshte e mjaftueshme vetem qe te simpatizohet Amerika, por eshte e domosdoshme qe te ndiqet shembulli dhe kurajo e lidershipit te Presidentit Trump dhe e popullit amerikan per liri dhe demokraci qe me siguri do t’i garantojne Amerikes prosperitet dhe ardhmeri.
Shqiptare, duhet te zgjoheni dhe te merrni fatet tuaja ne dore sepse koha e komunisteve dhe nekomunisteve te tipit Soros kane mbaruar me triumfin e Presidentit Trump , koha e demokracise liberale mbaroi dhe Amerika po futet ne demokracine reale, nese shqiptaret vazhdoje te ndiekin qorras dhe pamend zhapiket e Sorrosit ne estabilishmentin e Tiranes mund te rrezikojne edhe sigurine kombetare.
Kjo nuk eshte shaka, por nje realitet i hidhur sepse zagaret e krimit te organizuar ne Tirane qe kane marre atributet e shtetit edhe sot vazhdojne te lehin kunder Presidentit Trump. Kush ka sy ne balle te shohin se bota po hyn ne nje rruge te re dhe shqiptaret nuk duhet ta humbin shansin qe te jene pjese e ketij rrugetimi sepse jemi nder popujt me pro amerikane te botes.