Lëvizte me pistoletë dhe automatik, arrestohet 42-vjeçari nga Shijaku

235

Policia e Shijakut ka arrestuar një 42 -vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri “pistoletë” me vete, si dhe gjatë kontrollit në banesë i gjendet edhe një automatik me silenciator.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar shërbimet duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Smith 2”, në kuadër të kapjes së personave që disponojnë armë zjarri, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Artur Prolla 42 vjeç, banues në Shijak.
Këtij shtetasi në vëndin e quajtur Koxhas / Kodër, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale:

një armë zjarri tip pistoletë “SMITH & WESSON” , me mulli me 5 fishekë kalibri 38 mm (gjatë kontrollit fizik);
një automatik Skorpion M-84 me silenciator, me një krehër me fishekë (gjatë kontrollit në banesë).
Nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e veprimtarive të tjera kriminale ku dyshohet se është i përfshirë ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 dhe 4 të Kodit Penal.

Comments