Lezhë, fshati Tale i rrezikuar nga lumi Mat

312
fresco

lumi-mat-655x356

Fshati Tale në Njësinë Administrative të Shënkollit në Lezhë vijon të mbetet në rrezik përmbytje nga dëmtimi i argjinatures së Lumit Mat.

Arnimi në mënyrë të vazhueshme më inerte është zgjidhja emergjente që është ndërmarrë prej dy ditesh.

Në zonë janë vendosur mjetet e Bordit të Kullimit dhe të Bashkisë, ndërsa forcat e ushtrisë po vendosin thasë me rërë në vendin ku argjinatura është çarë në fshatin Tale 2.

Drejtori i Bordit të Kullimit në Veri, Petrit Gjoni thotë se po kryhen ndërhyrje emergjente në Pukat ku ka më shumë rrezik, duke shtuar se kjo argjinature është problematike në të gjithë gjatësinë e lumit, ndaj sipas tijë  në të ardhmen duhet me deomos një investim konsiderueshem për forcimin e saj, shkruan Ora News.

Prej dy ditesh banorët e kësaj zone mbeten të frikësuar, pasi nuk kanë siguri se argjinatura mund të përballojë prurjet e shumta të Lumit Mat.

Comments