Librazhd, makina përplaset me furgonin, humb jetën 38-vjeçarja

378
fresco

midle

aks

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e bashkëshortit të saj është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Elbasan.

Policia ka bërë të ditur se në aksident ka humbur jetën shtetasja Miranda Bajraktari. Sipas policisë, 38-vjeçarja ishte duke udhëtuar në automjetin me targa AA 203 CA së bashku me bashkëshortin e saj, kur kanë dalë nga rruga pranë kthesës së Murrasit.

Megjithatë si pasojë e këtij aksidenti çifti nuk ka pësuar lëndime, por në momentin që 38-vjeçarja ka dalë nga automjeti, është përplasur për vdekje nga minibusi me targa AA 986 IF.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

10 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Comments