Lideri i BDI-së Ahmeti uron Bekimin, djalin e Hamzës për zgjedhjen në krye të Skenderajit

488


Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar Bekimin, djalin e Hamzës për zgjedhjen në krye të Skenderajit.

I dashur Bekim,

fitorja yte e djeshme për të parin e Skenderajt më gëzoi shumë dhe desha të të uroj së pari shumë shëndet, e më pas edhe suksese në kryerjen e punës me përgjegjësi.

Jam plotësisht i bindur në përkushtimin tënd të plotë për të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve jo vetëm të Skenderajt, por edhe gjithë Kosovës.

Të fala familjes,
AA

Comments