Lideri i diasporës shqiptare, Lamallari: Zaev është shpëtimtar i shqiptarëve dhe nëse nuk fiton, zgjedhjet prishen!

156

Lideri i diasporës shqiptare nga Maqedonia, Musa Lamallari në një deklaratë për “Veçer” tha se udhëheqësin e LSDM­së shqiptarët e shohin si shpëtimtar.

Zoran Zaev, me projektin “E vërteta për Maqedoninë”, në shumë fusha të shoqërisë shqiptare shihet me admirim, si shpëtimtar i shqiptarëve nga kthetrat e grupeve kriminale dhe partive me shkronja latine, mendoj për partitë që manipuluan në emër të shqiptarëve.

Nuk ka asnjë dyshim se Zoran Zaev do të marrë votat shqiptare, pavarësisht nga gabimet strategjike me shqiptarët që bashkëpunojnë me të. Disa prej tyre ishin me BDI­në dhe kanë marrë pjesë në disa incidente në xhami. Tani se si do të votojnë mbetet për t’u parë nga rezultatet e zgjedhjeve, u shpreh për “Veçer”, Musa Lamallari i njohur në publik me pseudonimin Tim Shkupi.

Lamallari pretendon se ai është i sigurt se Zaev do të fitojë shumicën e votave shqiptare në të gjitha zonat ku ata jetojnë. I pyetur rreth deklaratave të Zaevit për dygjuhësinë dhe federalizimin, ai tha se edhe Nikolla Gruevski kishte shans për t’u bërë një hero i shqiptarëve, si sot, Zoran Zaev. Nëse Gruevski do ta bënte këtë qasje të drejtpërdrejtë ndaj qytetarët shqiptarë sot Maqedonia do të ishte krejt ndryshe.

Lamallari është ndër figurat e para publike në Maqedoni që ka thënë publikisht se është për federalizimin e shtetit. ­Ne kemi kërkesa, por ne jemi diasporë dhe nuk mund të vendosim. Të gjithë e dinë se unë jam për federalizim dhe nuk e fsheh këtë qendrim, kam pasur takim me Zaevin dhe i kam shprehu mbështetjen – tha Lamallari. Para dy ditëve në Facebook ka shkruar se nëse nuk fiton Zaevi, prishen zgjedhjet!

Comments