Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik: Bota po përgatitet për luftë!

267
fresco

Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik: Bota po përgatitet për luftë!

Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump që të denoncojnë me forcë luftën bërthamore në fytyrën e “militarizimit të politikës dhe të armëve të garës së re”.

85 vjeçari, i cili është lideri i tetë dhe i fundit i Bashkimit Sovjetik, tha se ai beson se duket “sikur bota është duke u përgatitur për luftë”.

Politikani i Luftës së Ftohtë i bëri këto komente në një artikull në revistën “Time” përpara takimit që do zhvillohet midis presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres britanike Theresa May.

“Bota sot është e mbushur me probleme. Politikbërësit janë konfuz dhe të humbur”, shkruan ai.

“Por, nëse ka një problem që është urgjent sot është militarizimi i politikës dhe garës së re të armëve. Ndalimi i kësaj gare shkatërruese duhet të jetë prioriteti ynë kryesor. Situata aktuale është shumë e rrezikshme”, shkruan ai.

Gorbaçov shton se shtetet nuk janë duke paguar dot nevojat e domosdoshme sociale të njerëzve, por ndërkohë shpenzimet ushtarake janë në rritje.

Ai flet edhe për nëndetësen “Salvo Single”, e cila është në gjendje të shkatërrojë gjysmë kontinenti.

Comments