Lideri i PDSH-së pjesëmarrës në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Doctor Honoris Causa” për presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin – FOTO



Në akademinë solemne që po organizohet në amfiteatrin e Universitetit të Tetovës për të nderuar presidentin e Republikës së Kosovës me çmimin “Doctor Honoris Causa”, pjesëmarrës është edhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi i cili me prezencën e tij në këtë ceremoni ka nderuar presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin.
Pjesëmarja e liderit të Pdsh-së z. Menduh Thaçit ra në sy të misafirve duke ditur raportet e ftohta disa vjeçare mes tij dhe z. Hashim Thaçi por ky takim i sotëm tregon se kanë përfunduar të gjitha mos pajtimet mes tij dhe presidenti të Republikës së Kosovës Hashim Thaçit.
Kjo tregon Pjesmarrës në këtë ceremoni krahas rektorit të Universitetit të Tetovës Vullnet Ahmeti, prorektorëve, dekanëve, profesorëve të këtij Universiteti është edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti si dhe shumë personalitete të tjera nga sfera e politikës, artit kulturës dhe shkencës të cilët poashtu me prezencën e tyre në këtë ceremoni kanër nderuar lartë figurën dhe personalitetin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. /Tv Koha/