Ligji për amnisti shpallet në Gazetën Zyrtare

255

Ligji për amnisti nga dita e sotme është shpallur në Gazetën Zyrtare të R. së Maqedonisë, të cilin tashmë e ka nënshkruar Presidenti Ivanov.

Nga sot fillon afati kohor prej pesë ditësh për të akuzuarit në ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvend, të cilët duhen të dorëzojnë kërkesa për amnisti.

Në këtë lëndë, akuzohen 33 persona, nga ku 31 prej tyre për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues të shtetit dhe dy prej tyre për nxitje.

Sipas këtij Ligji secili i akuzuar duhet të dorëzojë kërkesë për tu amnistuar, nëse vlerësohet se plotësohen kushtet për amnisti, sipas Ligjit të hartuar i cili u votua në Kuvend disa ditë më parë. Fjalën e fundit do ta japë Gjykatësja dhe Prokurorja e këtij rasti, Dobrila Kacarska dhe Vilma Ruskoska.

Comments