Ligji për gjuhët paraqet rrumbullakim të Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo do të ndikojë në drejtim të relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike…
Kështu ka thene kryeministri Zoran Zaev në intervistën për agjencinë MIA, derisa iu përgjigj kritikave të opozitës në drejtim të procedurës së miratimit të Ligjit në fjalë. Ai tha se Ligji për gjuhët nuk paraqet kurrfarë procesi të dhimbshëm.
“Nëse lejojmë të jetojë do të shohim se nuk paraqet kurrfarë dhimbje por në fakt do tu mundësojë qytetarëve ta ndiejnë shtetin si të tyre sepse përveç detyrimeve u lejohen edhe të drejtat që çdo qytetar i shtetit duhet t’i ketë. Nga ky aspekt jam i bindur se ajo që po krijohet në Republikën e Maqedonisë është një përfitim i përhershëm që do ta bëjë vendin nga i cili të gjithë do të jemi krenarë”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në inervisten per agjencine e lajmeve MIA.
Ligji për gjuhët u votua në Kuvend, më 14 mars me 64 vota “për” dhe asnjë “kundër”, por i njejti ende nuk ka hyrë në fuqi, kjo për shkak të mos nënshkrimit të dekretit për ligjin nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ditë më parë ka thënë se po kërkohen mënyra se si ligji të hyjë në fuqi.