Likova Pasurohet me një Hafiz të ri,Hfz Mevlud Mamuti dha provimin me suksesë të lartë të Hifzit.
Më date 15.07.2018 Likova pasurohet me një Hafiz të ri ,Mevlud Mamuti Hafizi që dha me sukses provimin e Hifzit përpara komisionit ,Komisioni ishte i përbërë nga Kryetari i saj Mr.sc Bajram Ajeti ,Hfz Shaqir Memeti,si dhe Hfz Abdulkadër Abazi . Hafizi i ri per 5 ditë radhasi përpara komisionit ka kënduar nga 6 xhuz,dhe me përfundimin e xhuzit të fundit mori titullin e Hafizit ,nga Rijaseti i bashkësis fetare islame në R.Maqedonisë dhe Muftinia e Kumanovës.Hafizi i ri Mevlud Mamuti ,si mësues kishte Mr.sc Bajram Ajetin që njihet si një ndër Profesionistët e kësaj lëmie ,ndërsa në po këtë Xhami ,e cila quhej Xhamia e Epërme e Likovës ,Hafiz Mevludi Mamuti rradhitet Hafizi i 47 , ku nga kjo Xhami kanë dalë Hafizat më të njohur që sot jetojnë dhe veprojnë nèpër vendet e ndryshme të botës. Muftia Abedin Ef Imeri tha : Se kjo meritë padyshim që i takon të ndjerit Mësuesit të Kuranit Hfz Refik Ajetit që nga kjo xhami ka nxjerr Hafëzllar të shumtë dhe të njohur ,Hafiz Refik Ajetin Allahu xh.sh e gradoftë me gradën më të lartë në xhenet ,ndërsa birit të tij ,Hfz Bajram ef Ajetit që ka ndjekur rrugën Hfz Refik Ajetit ,zoti i dhashtë shëndet për punën e tij të palodhshme ,edhe si Mësues i Hafizit të ri ,edhe si mësues i Hafizave të tjerë që Hafiz Bajram ef Ajeti po i promovon .Me këtë rast Likova ,Muftinia e Kumanovës ,Bashkësia fetare islame në Maqedoni,po pasurohet me një Hafiz të ri ,Urime Familjes së Hafizit ,Urime Likovës ,Urime Muftinsë së Kumanovës ,Urime gjithë muslimanëve për Hafizin e ri ,tha:Përfaqësuesi i Bashkësis Fetare Islame në Maqedoni Profesor Jusuf Zimeri. Hafizi i ri është dhe Hafizi i katërti në familjen e tij ,Hafiza që si Mësues kan patur,të ndjerin Hfz Refik Ajetin dhe të birin e tij Mr.sc Bajram ef Ajetin.