Lilaj në formë, përfshihet në formacionin e javës në Azerbajxhan

464
fresco

Sabien Lilaj po kalon një moment shumë të mirë në kampionatin azer. Ish mesfushori i Skënderbeut i cili ka qenë pjesë e rregullt edhe e kombëtares shqiptare në grumbullimet e fundit, falë paraqitjes së mirë në sfidën ndaj Sabah të cilët Gabala e fitoi me shifrat 2-1 për meritë edhe të një goli të James Adeniyi, Sabien Lilaj është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 10-të në kampionatin azer. Një sinjal i mirë ky dhe për trajnerin Panucci që pritet ta grubullojë Lilajn për dy takimet e radhës ndaj Skocisë dhe Uellsit.

Lilaj u transferua këtë verë nga Skënderbeu te Gabala dhe deri më tani është aktivizuar në nëntë ndeshje, tetë prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Për mesfushorin kjo nuk është aventura e tij e parë jashtë vendit, pasi në të shkuarën është aktivizuar edhe në Kroaci.

Comments