Limaj: Hashim Thaçi ka vetëm interesa, kur i duhesh të përkulet, nëse jo-të shkatërron



Kreu i NISMA’s, Fatmir Limaj pavarësisht se u mundu të mos e komentonte personalitetin e Hashim Thaçit, i tha dy fjalë shpejt e shpejt.
Në TV Dukagjini ai tha se Thaçi sikur që merr meritat për disa gjëra duhet t’i merr edhe përgjegjësitë.
Tha se për të folur për të ka shumë, ngase e njeh shumë mirë, por dha pak detaje pas insistimit të gazetares.
“Hashim Thaçi është pa parime politike. Në politikë ai ka vetëm interesa, si intereson as majtas as djathtas. Nuk ka principe programore. Nëse ta ka nevojën të përkulet, nëse nuk i duhesh të shkatërron”, tha Limaj.
Tha se ai nuk ka dhënë asgjë pë Kosovën.
Ndërsa për Kadri Veselin tha se kanë qenë në luftë por që pas luftës nuk kanë pasur kontakte