Limaj: Lajm i trishtueshëm dënimi i Lushtakut
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj dënimit prej shtatë vjetësh për Sami Lushtakun.
Limaj në një postim në Facebook, ka shkruar se dënimi i Lushtakut dhe i bashkëluftëtarëve tjerë është lajm i trishtueshëm dhe goditje për luftën e UÇK-së.
“Dënimi edhe i Gjeneral Sami Lushtakut sikurse edhe dënimi i bashkëluftëtarëve tjerë para disa dite është edhe një lajm tjetër i trishtueshëm dhe po ashtu goditje e madhe në luftën tonë çlirimtare që këta bashkëluftëtar e kanë udhëhequr në Drenicë dhe në Kosovë”, ka shkruar Limaj në Facebook.
“Vonesa e shpalljes së këtij vendimi e poashtu edhe informatat në medie të ndryshme për këtë vendimin dhe në fund vetë ky aktgjykim i shpallur sot na tregon se sa i ‘pavarur’ është sistemi i drejtësisë në vend”, ka shkruar ai.