Limaj: Më 6 tetor shënojmë fitore spektakolare

436
fresco

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj i ka paraqitur sot prioritetet e tij qeverisëse para strukturave në Pejë.

Në takimin ku aderuan mbi 80 të rinj në Nismën Socialdemokrate, kandidati për të parin e ekzekutivit tha se gjatë mandatit të tij do të zhvillohet bujqësia do të ketë paketë të re sociale, sigurime shëndetësore, do të bëhet fuqizimi i drejtësisë, do të fuqizohen prodhimet vendore dhe do të merret parasysh diaspora.

Limaj theksoi nevojën për përfundimin e marrëveshjes me Serbinë, teksa porositi për kujdes se kë po e zgjedhim deputet në Kuvendin e Kosovës.

Limaj në Pejë adresoi edhe akuza për kundërkandidatët e tij për kryeministër, derisa i sfidoi edhe një herë ata për debat, transmeton “gazeta blic”.

Kryetari i degës së Nismës në Pejë, Gëzon Berisha pati fjalë të mira për kandidatin për kryeministër, Fatmir Limaj, teksa tha se ai do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 6 tetorit sepse Kosovës, sipas tij i duhet një lider si Limaj.

Kandidat për deputet nga kjo anë për Nismën është kryetari i degës, Gëzon Berisha.

Comments