Limaj: Në Drenas erë ndryshimi

159
fresco

midle

Era e ndryshimit po ndodh tashmë në Drenas dhe se ndryshimi do të ndodh të dielën.

Kështu tha lideri i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj në Forumin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja FOL, transmeton kp.

“Besoj që tashmë për të gjithë është i njohur raundi i parë edhe për skeptikët me të mëdhenj që në Drenas po fryn era e ndryshimit. Edhe në Drenas ka një frymë tjetër të komunikimit dhe llogaridhënies, sidomos rezultati në raundin e parë ka treguar që qytetarët e Drenasit më nuk janë të gatshëm të japin votën e tyre pa kërkuar llogari. Besoj që kjo erë ndryshimi që po ndodh në Drenas, është refleksion i gjithë asaj që është duke ndodhur në Kosovë. Kemi një ballafaqim mes vullnetit dhe dëshirës prej qytetarëve të Drenasit dhe grupeve politike atje për ta ndryshuar gjendjen në njërën anë. Dhe në anën tjetër pushteti i cili po bënë çdo gjë që të mos lejojë ndryshimet, të frikësoj njerëzit nga ndryshimet”, tha Limaj.

Comments