Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit ë vitit 2001 në Amerikë.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar se qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre.
“Gjatë historisë dhe të sotmes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar gjithnjë frymë demokratike dhe liri të shprehjes, mendimit dhe të të jetuarit për të gjithë popujt e botës.Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dëshmojnë gjithnjë se janë mbrojtëse e përkushtuar e barazisë në botë. Kosova është rreshtuar krah SHBA-ve dhe botës demokratike në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

