Limaj: Si në kohën e Rankovicit, kur punon mirë të çojnë në burg ose të vrasin

152

Limaj: Si në kohën e Rankovicit, kur punon mirë të çojnë në burg ose të vrasin

Udhëheqësi i NISMA’s për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se në Kosovë asnjëherë s’ka qenë më vështirë për një njeri që dëshiron t’i shërbejë vendit të vet. Madje, sipas tij, një situatë e tillë s’ka qenë as në kohën e Rankovicit. Ka thënë se nëse i shërben vendit të çojnë në burg, të vrasin ose të çojnë në Shtime.

Këto komente Limaj i ka bërë në mbledhjen e Kuvendit Zgjedhor në degën e kësaj partie në Mitrovicë.

“Kjo sepse në institucione nëntë punojnë mbrapsht e një mirë. Prandaj ne duhet të angazhohemi që nëntë të jenë në shërbim të vendit. Në këtë vend duhet të jesh laper e mashtrues për të ecur shpejt. Po i shërbeve vendit, këta ose të çojnë në burg, ose të çojnë në Shtime, ose të vrasin”, tha ai.

Fatmir Limaj ka qenë Ministër i Transportit në Qeverinë e udhëhequr prej Hashim Thaçit. Prej vitit 2010 është duke u ballafaquar me akuza për krim dhe korrupsion që ndërlidhen me kohën sa ishte Ministër i Hashim Thaçit.

Tash, Limaj po lëshon akuza pikërisht ndaj ish-Shefave të tij partiakë e Qeveritar, kur po akuzon për situatën e rëndë në Kosovë.

Madje, po akuzon se sherri i udhëheqësve aktualë, Serbia është rikthyer në Kosovë. Ka marrë shembullin e ndërtimit të murit në Mitrovicë nga pala serbe.

““…si asnjëherë më parë Serbia është prezentë, e organizuar. Njerëzit po largohen dhe çka bënë Prishtina, hesht. Këtu ndërtohet muri para syve, ata thonë se nëse ndërtohet do ta rrënojmë, ata thonë duhet ta rrënojnë qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë Limaj.

Limaj tha se 19 vjet pas luftës, kemi probleme me ekzistencën e shtetit tonë. Ai ka shtuar se gjenerata e re e ka për detyrë ta fus frymën e re të ndryshimeve.

Comments