
Fatmir Limaj, sot e ka kundërshtar politik Hashim Thaçin, por ata kanë më shumë vite së bashku se sa të ndarë.
Limaj mysafir në emisionin Oxygen të Besim Dinës, që nga sonte ka filluar transmetimin në Klan Kosova ka treguar një detaj nga lufta, kur kishte rrezikuar jetë e vet për të shpëtuar jetën e Hashim Thaçit

Ai ka thënë se ka qenë një rast gjatë luftës kur ishte hedhur me trupin e tij, mbi atë të Thaçit, që ky të mos vritej. Limaj ka thënë se në atë kohë, jeta të gjithë tjerëve ishte më pak e rëndësishme për vendin se sa ajo e Thaçit.
Ndërsa, i pyetur nga moderatori Dina, nëse tash është bërë pishman, Limaj e ka mohuar, duke thënë se sërish do ta bënte nëse do të ktheheshin në atë kohë, ngase ai veprim ishte i rëndësishëm për vendin