Limani: Diaspora, partner kyç për ndërtimin e Kërçovës
Në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese, përballë qindra bashkëqytetarëve të tij në mërgatë, kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, prezantoi vizionin e tij për një politikë të re, dinjitoze dhe të orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Duke folur në zemër të komunitetit kërçovarë në Zvicër, Limani nuk i fshehu emocionet përballë atyre që i cilësoi si “vëllezërit e gjakut të Arbnit” – duke i krahasuar me diasporën historike arbëreshe, por me një dallim të madh: “Ju nuk jeni një degë që është tharë nga largësia, por një degë që mban me jetë edhe trungun e kombit tonë. Ju jeni zemra që pompon gjakun në trupin e atdheut – pa ju, shumë familje në mëmëdhe nuk do të mbijetonin.”- tha para të pranishmive Limani