Limani prezanton projektin e sheshit të ri në Gostivar: 6,810 m² dhe 219 vende parkimi

71
fresco

Kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani premton ndërtim të një sheshi të ri në Gostivar.

Sipas tij, sheshi do të krijojë 219 vende të reja parkimi.

“Rilindja e Qendrës së Qytetit! Qendra e Gostivarit do të rilindë si një hapësirë moderne publike, me nënkalim për automjete, kënde lojërash për fëmijë, zona për aktivitete publike dhe gjelbërim të pasur. 219 vendparkime të reja, 1,362 m² hapësira të gjelbra,110 m² për kënde lojërash. Sipërfaqe totale: 6,810 m²”, ka shkruar Limani.(INA)

Comments