Lippi sjell në kujtesë Botërorin e vitit 2006: Gattuso donte të më vriste

292
fresco

Italia nuk është në këtë Botëror, por në 2006-ën ka qenë dhe ka fituar.

Trajneri i atij ekipi, Marcello Lippi, e kuptoi se mund të fitonte që në maj.

“Kujtimi i parë i 2006-ës? Pavarësisht rrëmujës që ndodhi në maj dhe Calciopolit, djemtë arritën t’i kthenin kritikat në forcë”, ka thënë Lippi.

“Mbaj mend sa i motivuar ishte Gattuso, i cili më thoshte se do të më vriste po të largohesha, por edhe qetësinë dhe sigurinë e Pirlos. Ai ekip kishte lider të mëdhenj: Buffon, Cannavaro dhe Peruzzi, pika e vërtetë e referimit. Sa herë që shikoj imazhin e asaj ditë, më kujtohet gjithçka”, tha Lippi.

Comments