Lirohen të burgosurit e Brodecit pas 10 vitesh vuajtje dënimi

293

Në rastin Stuhija Malore që ndodhi më 7 nëntor të vitit 2007 në fshatin Brodec të malësisë së Sharrit, humbën jetën shtatë persona, ndërsa dhjetë të tjerë u dënuan me gjithsej 113 vite burg.

Të akuzuar ishin Hebib Ahmeti, i cili u dënua me 12 vjet burg, ndërsa 12 të akuzuarit e tjerë – Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Bafkjar Bekiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkendim Dauti të gjithë nga Brodeci, u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie.

Ata sot përmbushën obligimin e tyre, pasi vuajtën dëmimin me 10 vite burg dhe dolën nga burgu.

Comments