Katica Janeva ka informuar se e ka mundësuar lirimin e prokurorit të arrestuar nga policët e stacionit policor ‘Beko’ në qendër të Shkupit.

Prokurori që u arrestua më herët ka qenë duke ndjekur një person të kërkuar nga PSP-ja, që mendohet të kishte qenë Sasho Mijallkov, gjë që Katica Janeva as nuk e pranoi as nuk e përgënjeshtroi.

”Prokurori ka pasur një detyrë nga ana jonë për të ndjekur një të dyshuar nga PSP. Ai kishte detyrë që të ndjek një të dyshuar për atë, se saktë ku jeton. Ne nuk e dijmë arsyen se pse është arrestuar ai.” tha Janeva.