Lirohet nga paraburgimi Ismet Osmani-Curri, i dyshuar për fajde

542
fresco

I arrestuari për fajde, Ismet Osmani-Curri, është liruar nga paraburgimi.

Insajderi merr vesh nga burime brenda gjykatës se Curri është liruar nga masa e paraburgimit, në të cilën ndodhej tash e sa muaj.

“Curri është liruar nga paraburgimi”, tha ky burim për Insajderin. Curri ishte arrestuar para pesë muajve në dyshimin për fajde.

Ai njihet si një biznesmen me aktivitet të dyshimtë, jo veç në Kosovë por edhe në Çeki.

Ismet Osmani – Curri, është nga Mitrovica dhe është themelues i kompanisë “Dafina” në Brno të Çekis, qytetin e dytë më të madh në Republikën Çeke, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Vjenës.

Comments