
Avokati Arinit Koci ka thënë për Indeksonline se kërkesa e tij është aprovu në tërësi dhe Gjykata Supreme ka aprovuar lirimin e Lushtakut.
“Është aprovuar ankesa ime dhe Sami Lushtaku është liruar nga të gjitha akuzat dhe masa e paraburgimit hiqet menjëherë”, ka thënë Koci.
Kësisoj, Lushtaku është liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.
Kujtojmë se kryetari i Skenderajt ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës.

Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e tille do te mbete historikisht, ka thënë Mergim Lushtaku i cili është në pritje të lirimit të babait të tij Sami Lushtkau, në burgun e sigurisë së larë në Gerdofc.
“Drejtësia e vonuar është padrejtësi. vendimi i sotëm ka treguar se lufta e UÇK-se është e pasur dhe e tillë do të shkruhet historikisht, i jemi gëzuar vendimit”, ka thënë Lushtaku.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përshëndetur vendimin për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte.
“Vendimi për lirimin e tij, është fitore për shqiptarët dhe edhe një humbje për Serbinë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga OVL e UÇK’së.
“I kemi përcjellur me indinjatë të thellë proceset gjyqësore ndaj të gjithë bashkëluftëtarëve tanë, sepse e ritheksojmë se ishin me tendenca të dirigjuara nga shovinizmi serb. Ne presim që edhe të gjithë të tjerët të lirohen, për arsye se janë duke u mbajtur në burgje me akuza politike”, ka thënë OVL e UÇK’së.