Lista e Shangait, asnjë universitet i Maqedonisë nuk gjendet në 500 më të mirët

105

Moebel THEMA

UKM-780x439 (1)

Asnjë universitet i Maqedonisë nuk është përfshirë në listën e Shangait, ku përfshihen 500 universitetet më të mira në botë.

Dhjetë universitetet e para në botë edhe këtë vit e kanë mbajtur vendin e tyre, ku për 14 vite me radhë, udhëheq universiteti i Harvardit.

Borçe Davitkovski, dekan në fakultetin e drejtësisë, konsideron se universitetet e Maqedonisë nuk gjenden në listën e Shangait, pasi që nuk bëhet asgjë për shkencën. Ai nuk ndjehet i habitur me këtë listë, duke theksuar se do të biem ende më poshtë nëse vazhdohet me këtë prirje.

Profesoresha, Tanja Karakamisheva – Jovanovska thotë se mund të përfshihemi në listën e Shangait vetë nëse plotësohen indikatorët cilësorë dhe sasiorë për arsim të lartë.

Nga rajoni, më së miri janë të ranguar Universiteti i Beogradit (261), pastaj Universiteti i Lubjanës (464) dhe ai i Zagrebit (491).

Comments