LISTA/ Sportistët më të paguar në botë. Sa shumë fitojnë Ronaldo dhe Messi

170

Image result for messi ronaldo 2015

Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar listën me sportistët më të paguar në botë. Pa dyshim që kjo listë kryesohet nga katër herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Crisitano Ronaldo i cili gjatë një viti arkëton plot 88 milionë dollarë ose e thënë ndryshe ( 81.7 milionë euro).

Në vendin e dytë pozicionohet Lionel Messi i cili fiton 81.4 milionë dollarë (75.6 milionë euro), ndërsa vendin e tretë e plotëson basketbollisti Lebron James (71.5 milionë euro).

Vendi i katërt plotësohet nga tenisti i mirënjohur Roger Federer (62.9 milionë euro) ndërsa pasi tij vjen Kevin Durant (52.2 milionë euro).

Futbollisti tjetër për të dalë në listë është Neymar, i cili zë vendin e 21-të, me të ardhura totale prej 34.8 milionë eurosh.

Ibrahimovic zë vendin e 23-të, me të ardhura prej 34.7 milionësh, Gareth Bale është i 25-ti, me 33.3 milionë euro.

LISTA/

Crisitano Ronaldo- 81.7 milionë euro

Lionel Messi – 75.6 milionë euro

Lebron James -71.5 milionë euro

Roger Federer – 62.9 milionë euro

Kevin Durant – 52.2 milionë euro

Comments