Listat e kandidatëve të BDI-së: Ja pse u përcaktua për këtë variant Ali Ahmeti

204
fresco
Listat e kandidatëve të BDI-së: Ja pse u përcaktua për këtë variant Ali Ahmeti

midle

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka folur në bisedën për REL edhe për emrat e bartësve të listave dhe kandidatëve për deputetë të BDI-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Publikuat listat. Ka emra të rinj dhe të panjohur. Pse vendosët në këtë variant?

“Ky është vullneti i shumicës, anëtarësisë së BDI-së. BDI si parti funksionin si lëvizje demokratike ku respektohet vullneti i shumicës, ku respektohet vullneti i ndryshimeve. Sigurisht që edhe në të ardhmen do të ketë persona të rinj dhe ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Pra, gjithçka bëhet më mirëkuptim, vendoset me dialog, kompromis dhe pretendime që të gjendet zgjidhje më e mirë.

Por në BDI rëndë vendoset për ndarjen e njerëzve, pasi bëhet fjalë për persona që kanë kontribuuar shumë, kanë aftësi të veçanta për menaxhim në vende udhëheqëse, por në fund bëhet fjalë për vullnetin e shumicës”, ka thënë numri një i BDI-së Ahmeti

Comments