Listat për deputetë, duhen kandidatë që s’janë në konflikt me ligjin

179
Ekspertët juridik thonë se norma ligjore në fuqi nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar profilin e politikanit.
Subjektet politike duhet të marrin parasysh rekomandimin e miqve ndërkombëtar për  zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupcionit që në hartimin e listave të kandidatëve për deputetë.
“Marrë parasysh gjendjen politike në të cilën ndodhet shteti, ky rregullim ligjor duhet lënë anësh, dhe duhet kushtuar më shumë kujdes asaj që nënkupton obligim moral si politikan. Ajo që duhet t’u dëshmojë qytetarëve se cila duhet të jetë figura e një politikani, gjithsesi se nuk shkon në drejtimin që ai që dëgjohet aq shumë në përgjimet nesër të jetë në ato lista”,-deklaroi ekspertja juridike, Margarita Caca Nikollovska.
Ish gjykatësja nga Maqedonia në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Margarita Nikollovska, thotë se gjykatat duhet ta lehtësojnë dhe përshpejtojnë procedurën e dhënies së certifikatave me të cilën kandidatët dëshmojnë se nuk janë dënuar.
“Dhënia e certifikatave të tilla, sa më shpejtë që të jetë e mundur, nuk duhet të paraqesë problem dhe nuk duhet të vendoset në konotacion që, nëse dikush nuk mund të merr një vërtetim të tillë nuk mund të jetë në listat e kandidatëve”,- theksoi ekspertja juridike, Margarita Caca Nikollovska.
Subjekte të ndryshme ndërkombëtare, së fundmi edhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar tha se partitë politike duhet të tregojnë zero tolerancë ndaj korrupsionit, në listat e kandidatëve për deputetë.
Në ndërkohë, Prokuroria Publike Speciale ka ngritur padi dhe akuza ndaj disa aktorëve politik të dyshuar për krim dhe korrupsion, bazuar në përgjimet e paligjshme, mirëpo kjo nuk i ndalon të dyshuarit që të jenë pjesë e listave.
Konform Ligjit për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e RM-së, neni 5, të drejtë për t’u zgjedh deputet ka çdo qytetar i RM-së që ka mbush 18 vjet, që është i aftë për punë dhe që nuk vuan dënim me burg për vepër penale.
Comments