LIVE: Dita e fundit e transferimeve
Ky afat kalimtar veror ka thyer rekorde të shumta të transferimeve, teksa janë bërë investime të majme nga klubet kryesore evropiane. Mirëpo, akoma nuk ka marrë fund. Sot është dita e fundit kur klubet mund të bëjnë goditjet finale për përforcimin e skuadrave të tyre. Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për gjithçka që ndodh në tregun e transferimeve.
LAJME LIVE
Juve është klubi me transferimet më të mira
Lexuesit e Telegrafit zgjedhin Juventusin si klubin me transferimet më të mira në afatin kalimtar veror të vitit 2016.
Përshëndetja e Luiz si lojtar i Chelseat
David Luiz iu ribashkua Chelseat dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Blutë.
Edhe pse u raportua për një shumë më të lartë, besohet se klubi anglez është pajtuar t’i paguajë 32 milionë funte PSG-së për të.
Martin huazohet te Fulhami
Chris Martin është transferuar te Fulhami nga Derby, si huazim njëvjeçar.
Rickie Lambert te Cardiffi
Rickie Lambert i është bashkuar Cardiff Cityt nga West Bromi.
Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, ndërsa nuk është bërë i ditur çmimi i transferimit.
Joselu te Deportivo
Joselu i është bashkuar Deportivos si huazim njëvjeçar nga Stoke City.
Ka përfunduar afati kalimtar veror në ligat kryesore
Për çdo transferim në momentet e fundit, do të njoftoheni me kohë.
Zyrtare: Sissoko lojtar i Tottenhamit
Moussa Sissoko ka bërë të ditur se i është bashkuar Tottenhamit nga Newcastle United.
Ka qenë një garë e ashpër ndërmjet Evertonit dhe Spursave, por këta të fundit dolën fitimtarë.
Unitedi largon edhe një portier
Joel Castro Pereira do të luajë këtë sezon te Belenenses në Portugali.
Zyrtare: Valencia ka nënshkruar me Ezequiel Garay nga Zeniti
Lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa shuma e transferimit ende nuk është bërë e ditur.
Zyrtare: Gonzalez te Villarreali
Alvaro Gonzalez ka kaluar te Villareali nga Espanyoli, ku ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
E kryer: Valencia te Evertoni
Evertoni e ka kompletuar huazimin njësezonal të Enner Valencias.
Klubi mund ta blejë lojtarin për 14.5 milionë funte në verën e ardhshme.
Blackburni me një transferim
Blackburn Rovers e ka kompletuar edhe transferimin e dytë të ditës, Marvin Emnes, nga Swansea City. 28-vjeçari është huazuar deri në janar 2017.
Edhe një transferim nga Hull City
Hull City e ka transferuar Dieumerci Mbokanin nga Dynamo Kievi.
Poyet largohet nga West Ham
West Hami e ka ndërprerë kontratën me Diego Poyet.
Pereira largohet nga PSG
Roli Pereira do t’i bashkohet klubit nga Ligue 2, Tours FC, në formë huazimi njëvjeçar nga Paris Saint-Germaini.
Cagliari u detyrua ta merrte Tachtsidisin
Cagliari e ka transferuar Panagiotis Tachtsidis si huazim nga Torino, por klubi ka reaguar ndaj ndërhyrjes së Milanit që ia rrëmbeu Mati Fernandezin.
Newcastle merr lojtarin e Chelseat
Newcastle United e ka kompletuar transferimin e Christian Atsu në formë huazimi njëvjeçar nga Chelsea.
Ky është “transferi” i Realit
Real Madridi në ditët e fundit të afatit kalimtar veror nuk ka sjellë ndonjë futbollist si në të kaluarën. Por, skuadra madrilene ka arritur që të transferojë në radhët e sponsorëve edhe kompaninë koreano-jugore të gomave, Hankook.
Tërhiqet Evertoni
Evertoni ka ndërprerë interesimin për mesfushorin e Newcastle United, Moussa Sissoko.
Burime të Sky thonë se tash Tottenhami e ka rrugën të hapur.
Sissoko e ka zgjedhur Tottenhamin?
Vazhdon lufta ndërmjet Evertonit dhe Tottenhamit për Moussa Sissokon.
Sipas RMC, francezi ka vendosur që të shkojë te Spursat dhe të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
Balotelli falënderon tifozët francezë për mikpritjen
Edhe pse u arrit marrëveshja, Zeniti pengoi kalimin e Witsel te Juve
Juventusi e ka kritikuar Zeniti pasi ka pritur deri në momente t e fundit për Axel Witsel.
Marrëveshja ishte arritur ndërmjet dy klubeve për 18 milionë euro plus tre milionë të tjera në formës bonusesh dhe lojtari kishte udhëtuar në Torino për testet mjekësore.
Ameobi shkon te Boltoni
Sammy Ameobi transferohet te Boltoni si huazim gjashtëvjeçar nga Newcastle.
Denayer i bashkohet Sunderlandit
Sunderland i ka siguruar shërbimet e Jason Denayer nga Manchester City.
Vazhdojnë huazimet nga Chelsea
Lucas Piazon kalon te Fulhami si huazim gjashtëvjeçar nga Chelsea.
Është mbyllur afati kalimtar në Itali
Në pritje për të mësuar nëse Juventus ka arritur marrëveshje me Witselin.
Edhe një orë në Ligën Premier
Këto janë disa nga lëvizjet më të rëndësishme në Angli:
Jack Wilshere (nga Arsenali te Bournemouth)
David Luiz (nga PSG te Chelsea)
Islam Slimani (nga Sportingu te Leicesteri)
Mario Balotelli (nga Liverpooli te Nice)
Alvaro Arbeloa (lojtar i lirë te West Hami)
Ndodh që të dështojë Juve për Witselin?
Juventusi thuhet se ka ofruar 24 milionë euro për mesfushorin e Torinos, Daniele Baselli, si alternativë për Axel Witsel, pasi bisedimet me Zenitin nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.
Milani zyrtarizon mesfushorin
Mati Fernandez është zyrtarisht lojtar i Milanit.
Rossonerët e kanë huazuar mesfushorin nga Fiorentina me opsionin e blerjes.
Zyrtare: Samba te Panathinaikosi
Christopher Samba ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Panathinaikosin për një shumë të pacaktuar.
E kush do të thoshte…
Momenti kur Fellaini kuptoi se Wilshire refuzoi Milanin dhe Romën për një klub anglez që rrezikon rënien nga liga…
Sa humbi Liverpooli me Balotellin?
Para dy vitesh, Liverpooli pagoi 16 milionë funte për të, sot Mario Balotelli largohet pa para.
Këto janë gazetaret seksi të sportit që po prezantojnë LIVE afatin kalimtar të verës (Foto)
Zyrtare: Betis huazon lojtarin e Galatas
Ryan Donk i është bashkuar Real Betisit nga Galatasaray.
Ai është huazuar për një sezon me opsion blerjeje.
Mendoni se është paksa e çuditshme zgjedhja e Jack Wilshere?
‘Selfie’ lamtumirëse
Jashtë temës: Një tifoz bën foto me Shweinin në ndeshjen e tij të fundit me Gjermaninë.
Një moment për t’u kujtuar.
Një mesfushor për Milanin
Mati Fernandez pritet t’i bashkohet Milanit në formë huazimi me opsion blerjeje.
Mesfushori i Fiorentinas refuzoi Cagliarin dhe preferon të nënshkruajë me Rossonerët.
Algjerianët e Leicesterit gati për një sezon të madh
Statistikat e transferit të ri të Leicesterit
Islam Slimani ka shënuar 33 gola në 44 paraqitje për Sporting Lisbonën që nga fillimi i edicionit të kaluar.
Zyrtare: Edhe Shkëndija godet me blerjen e Parrinos
Elian Franco Parrino është mbrojtës i ri i Shkëndijës, pasi ka arritur marrëveshje për bashkëpunim dyvjeçar.
27-të vjeçari me cilësinë dhe përvojën e tij pritet të përforcojë repartin defensiv. Së shpejti do të bëhet prezantimi i tij me fanellën ‘kuqezi’.
City transferon një 16-vjeçar
Manchester City ka siguruar shërbimet e futbollistit, Paul Sokol, të cilin e ka transferua nga Korona Kielce.
United shet një lojtar
Hull City e ka transferuar James Weirin nga Manchester Unitedi.
Lojtari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri, ndërsa nuk dihet çmimi i tij.
Arsenali largon edhe një lojtar
Colchester United e ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Glen Kamara, deri në janar.
Chelsea tërhiqet nga Abdennour
Chelsea është tërhequr nga bisedimet për transferimin e qendërmbrojtësit të Valencias, Aymen Abdennour, pas nënshkrimit me David Luiz.
Leicesteri zyrtarizon Slimanin
Kanë mbetur edhe dy orë deri në mbyllje të afatit kalimtar, ndërsa kampioni anglez e ka transferuar Islam Slimanin.
Zyrtare: Diego Lopez kalon te Espanyol
Portieri spanjoll, Diego Lopez, ka kompletuar huazimin për një vit te Espanyoli.
Evertoni paguan shumë të majme për Sissokon?
Evertoni ka arritur marrëveshje që ta transferojë Moussa Sissokon nga Newcastle United.
Klubi i dytë nga Liverpuli do të paguajë 30 milionë funte për lojtarin.
Megjithatë, Tottenham Hotspur vazhdon të përpiqet për shërbimet e tij.
Zyrtare: Arbeloa te West Hami
West Hami e ka transferuar Alvaro Arbeloan si transfer të lirë në formë huazimi njëvjeçar.
Valencia largon Ruben Vezon
Ruben Vezo është huazuar për një vit te Granada.
Zyrtare: Etrit Berisha bëhet me skuadër të re
Atalanta ka bërë zyrtare kalimin e portierit shqiptar, Etrit Berisha, nga Lazio.
Aventurat e Balotellit
Mario Balotelli i është bashkuar Nices nga Liverpooli dhe kjo është hera e parë që ai luan në Ligue 1.
Në fotografinë e mëposhtme mund t’i shihni klubet e tij:
Zyrtare: Balotelli nënshkruan për Nice
Nice ka konfirmuar se e ka transferuar Mario Balotellin nga Liverpooli.
Xavi flet për Wilshere
Xavi beson se Jack Wilshere është njëri ndër më të mirët në pozitën e tij, por atij i nevojitet klubi i duhur.
Por, klubi që ka zgjedhur lë për të dëshiruar, pasi ai u huazua nga Arsenali te Bournemouth deri në fund të sezonit.
Genoa merr Lucas Orbanin
Genoa e ka zyrtarizuar transferimin e Lucas Orban si lojtar të lirë, pasi ai e ka ndërprerë kontratën me Valencian.
Rinisin negociatat Juve-Zenit
Juventusi vazhdon negociatat me Zenitin për Axel Witsel.
Është raportuar se bisedimet kishin ngecur, por duket se ato kanë rifilluar.
West Bromi përforcohet edhe me një lojtar
Allan Nyom i është bashkuar West Bromit nga Watfordi dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
Balotelli do t’i bashkohet Nice si lojtar i lirë
Mario Balotelli do të transferohet te Nice pa para dhe jo në formë huazimi.
Akoma nuk janë kompletuar dokumentet me Liverpoolin, por marrëveshja është arritur.
Wilshere zyrtarizohet te klubi i ri
Jack Wilshere është huazuar te Bournemouth nga Arsenali.
Zyrtare: Watfordi transferon një lojtar dhe e huazon menjëherë
Alex Jakubiak ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Watfordin, por menjëherë është huazuar te Fleetwoodi deri në fund të sezonit.
Sunderlandi afër të huazojë mbrojtësin e Cityt
Sunderlandi po përpiqet të arrijë marrëveshje personale me mbrojtësin e Manchester Cityt, Jason Denayer.
Bëhet e ditur se City është pajtuar që ta lejojë huazimin e belgut.
Zyrtare: Huazohet edhe një lojtar i Arsenalit
Kelechi Nwakali ka kaluar te MVV Maastricht në formë të huazimit nga Arsenali.
Reagon shpejt Luiz
David Luiz e ka ndërruar menjëherë fotografinë kryesore në rrjetet sociale.
Vainqueur për testet mjekësore te Marseille
Mesfushori i Romës, William Vainqueur, është duke i kryer testet mjekësore te Olympique Marseille.
Iturbe pranë Lyonit
Juan Iturbe është pranë kalimit te skuadra e Lyonit.
Presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas, ia ka bërë ‘ndjek’ në rrjetet sociale.
Rigoni në Milano
Mesfushori i Genoas, Luca Rigoni, ka arritur në Milano për të kompletuar transferimin te Rossonerët.
31-vjeçari pritet të huazohet me opsionin e blerjes.
Cerci nuk i kalon testet mjekësore
Ka dështuar kalimi i Alessio Cercit nga Atletico Madridi te Bologna. Burime të Sky Sport Italia, thonë se ai nuk i ka kaluar testet mjekësore.
29-vjeçarit i nevojitet kohë për të tejkaluar një lëndim të vjetër.
Sakho mbetet te Liverpooli?
Mamadou Sakho duket se do të mbetet te Liverpooli, edhe pse Jurgen Klopp ka dashur ta largojë.
Deri më tani, ai ka refuzuar ofertat e klubeve, si West Brom, Stoke dhe Besiktas.
Zyrtare: Pau Lopez te Tottenhami
Pau Lopez do t’i bashkohet Tottenhamit në formë të huazimit njëvjeçar nga Espanyoli.
Cavani ngacmon Higuainin rreth kalimit te Juve
“Vendimi i Gonzalos është i tij, por janë disa gjëra që sipas mendimit tim, nuk duhet të bëhen asnjëherë”, ka thënë Edinson Cavani.
Munir lëvdon klubin e ri
“Valencia është një kub i shkëlqyer, ka qenë gjithmonë në madhe dhe do të jetë sërish”, ka deklaruar Munir.
Milani ‘rrëmben’ Fernandezin?
Milani ka ndërhyrë në marrëveshjen e Cagliarit për Matias Fernandezin duke e bindur mesfushorin e Fiorentinas që të shkojë në San Siro.
Sipas Calciomercato.com, ka mjaftuar një telefonatë e Vincenzo Montellas për ta bindur kilianin.
Zyrtare: Maxi Olivera te Fiorentina
Maximiliano Olivera i është bashkuar Fiorentinas nga Penarol si zëvendësues i të larguarit Marcos Alonso.
Viola e ka huazuar lojtarin me detyrim blerjeje në fund të sezonit.
Huazohet dyshja e Spursave
Luke McGee dhe Nathan Oduwa kanë kaluar te skuadra e League One, Peterborough United, ku do të qëndrojnë deri në janar.
Nuk ka blerës për Rojon dhe Schweinin
Marcos Rojo dhe Bastian Schweinsteiger duket se do të mbeten te Manchester Unitedi, pasi klubi nuk po gjen blerës.
Edhe dy lojtarë të Chelseat huazohen
Jake Clarke-Salter dhe Charlie Colkett do t’i bashkohen Bristol Rovers nga Chelsea, me marrëveshje njëvjeçare.
Arsenali refuzon Leeds Unitedin
Sulmuesi Yaya Sanogo do të mbetet te skuadra e Arsenalit.
Ai ishte i huazuar për gjashtë muaj te Charlton Athletic, ndërsa tash e kërkonte Leeds United. Mirëpo, Topçinjtë e kanë refuzuar largimin e tij.
Në pritje të zyrtarizimit të Wilshere
Stagnon kalimi i Witselit te Juve
Zeniti po kërkon më shumë para që ta lejojë kalimin e Axel Witsel te Juventusi.
Roma huazon dy lojtarë te Bologna
Bologna ka arritur marrëveshje për dyshen e Romës, Vasilis Torosidis dhe Umar Sadiq.
Nuk janë bërë të dituar ende detajet e marrëveshjes.
Zyrtare: David Luiz te Chelsea
Chelsea dhe Paris Saint-Germaini kanë arritur marrëveshje për kthimin e David Luizit në Stamford Bridge.
Çmimi i lojtarit besohet të jetë rreth 38 milionë funte.
Zyrtare: Marseille huazon lojtarin e Spursave
Marseille ka nënshkruar me Clinton Njie në formë të huazimit nga Tottenhami.
Nkoudou nënshkruan për Tottenhamin
Tottenham Hotspur ka siguruar shërbimet e Georges-Kevin Nkoudou.
Sturridge i ofrohet Arsenalit
Daniel Sturridge i është ofruar Arsenalit, por Liverpooli nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij.
Anglezi nuk është i kënaqur nën drejtimin e Jurgen Klopp.
Slimani te Leicesteri për 30 milionë funte
Ylli i Sportingut, Islam Slimani, i ka kaluar testet mjekësore te Leicester City dhe do të nënshkruajë me kampionin e Ligës Premier.
Transferimi besohet të kushtojë rreth 30 milionë funte.
Zyrtare: Huazohet një lojtar i Liverpoolit
Andre Wisdom është huazuar te Red Bull Salzburg deri në fund të sezonit nga Liverpooli.
Liridon Latifi nuk kalon te Rostov
Mesfushori shqiptar, Liridon Latifi, me gjasë nuk do të kalojë në Rusi te Rostov.
Ai ka publikuar një video në Facebook, ku ka shkruar se është gati për stinorin e ri.
Everton interesohet për Valencian
Evertoni është duke tentuar të transferojë Enner Valencian nga West Hami.
Për Valencian ka shfaqur interesim edhe Swansea, por klubi nga qyteti i Liverpooli do të ishte destinacioni i preferuar për sulmuesin.
Wilshere për teste te Bournemouth
Jack Wilshere është duke i kryer testet mjekësore te Bournemouth, para zyrtarizimit të transferimit.
Vëllai i Pogbas nënshkruan për Sparta Rotterdam
Mathias Pogba është transferuar te Sparta Rotterdam.
Gyan shkon te Al-Ahli
Shënjestra e Readingut dhe Fulhamit, Asamoah Gyan, ka klub të ri.
Ai ka vendosur që të luajë te klubi nga Dubai, Al-Ahli, në formë huazimi njëvjeçar nga Shanghai SIPG.
Juve zyrtarizon Cuadradon
Juventusi e ka rikthyer Juan Cuadradon në Torino. Kolumbiani ka nënshkruar në formë huazimi njëvjeçar me obligim blerjeje.
QPR huazon Pawel Wszolek
QPR e ka transferuar futbollistin Pawel Wszolek, në formë huazimi.
Unitedi largon një portier
Portieri i ri i Manchester Unitedit, Dean Henderson, është huazuar te Grimsby Town deri në janar.
Arbeloa për teste mjekësore te West Hami
Alvaro Arbeloa është duke i bërë testet mjekësore te West Hami.
The Sun raporton se ai do t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës së Slaven Bilic.
Juve ka marrëveshje për Cuadradon
Juventusi ka arritur marrëveshje për rihuazimin e Juan Cuadrados nga Chelsea – raporton Sky.
Marcos Alonso me fanellën e Chelseat
Skënderbeu zyrtarizon Kristi Vangjelin
Skënderbeu e ka bërë tashmë zyrtare afrimin e Kristi Vangjelit.
Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e klubit në Facebook, kampionët kanë bërë me dije se mbrojtësi i djathtë ka dalë në stërvitje me bardhekuqtë.
Ish-lojtari i Arsenalit shkon te Rangers
Rangers ka kompletuar transferimin e Phillipe Senderos.
Zyrtare: Mangala ka nënshkruar me Valencian
Qendërmbrojtësi Eliaquim Mangala është huazuar te Valencia nga Manchester City deri në fund të sezonit.
Vlen të theksohet se Mangala u transferua nga Porto te City dy vite më parë për 42 milionë funte.
Ku do të përfundojë Sissoko?
Evertoni është në bisedime me Newcastle Unitedin për Moussa Sissokon.
Lojtari kërkohet edhe nga Tottenhami, por bisedimet dështuan pasi klubi që e pronëson kërkon 30 milionë funte për të.
Zyrtare: Alonso lojtar i Chelseat
Marcos Alonso është shitur zyrtarisht te Chelsea – bëjnë të ditur nga Fiorentina.
Çmimi i shitjes besohet të jetë rreth 27 milionë euro.
Wilshere ka vendosur?
Burime të Sky thonë se Jack Wilshere e ka zgjedhur klubin ku do të luajë.
Mesfushori i Arsenalit ka vendosur të huazohet te Bournemouth duke refuzuar një numër të madh klubesh, përfshirë edhe Romën, Milanin dhe Crystal Palace.
Wolfsburg merr Wollscheid nga Stoke
Philipp Wollscheid është larguar nga Stoke për të nënshkruar me Wolfsburg.
Ardhje e Indit bëri që ky lojtar të kalojë në Gjermani.
Malaga transferon portierin nga liga turke
Portieri i Besiktasit, Boyko, është huazuar te klubi spanjoll, Malaga.
Zyrtare: Stoke City huazon Indin
Stoke City ka nënshkruar me Bruno Martins Indi në një huazim njëvjeçar, por me opsion blerjeje nga Porto.
Kjo është situata e Etrit Berishës
Mediat në Itali shkruanin paradite se Berisha është pranë kalimit te Palermo, ndërsa tani në skenë del edhe Atalanta.
Berisha vlerësohet shumë, por që të mendohet për transferimin e tij, Atalanta më parë duhet të mbyllë kalimin e Sportiello te Fiorentina.
Zyrtare: Lazio nënshkruan me futbollistin e Liverpoolit
Lazio ka shpenzuar pesë milionë euro për transferimin e Luis Albertos nga Liverpooli.
Luiz është në Londër, për testet mjekësore?
Burime të ndryshme thonë se David Luiz do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Chelsea, para se ta kompletojë kthimin në Stamford Bridge.
Edhe agjenti konfirmon: James mbetet te Reali
Jorge Mendes u ka dhënë fund thashethemeve se James Rodriguez do të kalojë te Chelsea në formë të huazimit.
“Ai do qëndrojë te Real Madridi, kjo është e sigurt”, është shprehur agjenti.
Edhe Milan i bashkohet garës për Wilshere
Jack Wilshere është një nga lojtarë më të përfolur në ditën e fundit të transferimeve.
Sipas Sky Sports, edhe Rossonerët i janë bashkuar garës, pasi kanë dështuar të transferojnë Cesc Fabregas.
Diego Lopez mund të kthehet në La Liga
Portieri i Milanit mund të kthehet në La Liga pasi interesim për të ka nga Espanyol.
Ai ka humbur vendin nga 17 vjeçari Gianluigi Donnarumma.
Zyrtare: Traore te Middlesbrough
Middlesbrough ka nënshkruan me Adama Traore nga Aston Villa, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
Zyrtare: Burnley nënshkruan me Hendrick
Klubi anglez ka nënshkruar me Jeff Hendrick. Burnley ende nuk ka bërë të ditur shumë e transferimit, por ka njoftuar se ky është rekord i klubit.
24-vjeçari është transferuar nga Derby Contry.
Është lidhur me Realin, por Aubameyang është i lumtur te Dortmundi
Pierre-Emerick Aubameyang nuk mendon të largohet nga Borussia Dortmundi.
Sulmuesi është lidhur me Real Madridin, por ai është i lumtur në Bundesliga.
Besiktasi zyrtarizon lojtarin e Interit
Ishte e pritshme, por tashmë është bërë zyrtare.
Caner Erkin është huazuar te Besiktasi në formë huazimi nga Interi.
Galata forcohet me një tjetër lojtar
Kolbein Sigthorsson në Galatasaray për 700 mijë euro.
Zyrtare: De Jong, dy vite te Galata
Galatasaray e ka transferuar Nigel De Jongun nga AGalaxy.
Mesfushori ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin turk.
Zyrtare: Jonny Williams largohet nga Palace
Ipswich ka nënshkruar me Jonny Williams për një huazim njëvjeçar nga Crystal Palace.
Zyrtare: Brozovic refuzon ofertën e Chelseat
Marcelo Brozovic ka refuzuar një ofertë për të shkuar te Chelsea, në mënyrë që të qëndrojë te Interi.
Zyrtare: Sunderlandi transferon Ndongun
Sunderlandi ka nënshkruar me Didier Ndong nga Lorient.
Lojtari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare për 13.6 milionë funte.
Lichtsteiner prish raportet me Juven?
Juventusi dhe Stephan Lichtsteineri duket se i kanë prishur raportet dhe lojtari ka vendosur t’i bashkohet Interit.
Ajeti mund të largohet menjëherë nga Torino
Nga Italia vjen një lajm shumë i bujshëm dhe tashmë po konfirmohet nga disa burime, ku Arlind Ajeti mund të ndryshojë klub sonte.
Pescara është e interesuar për mbrojtësin dhe në orët në vijim mund të ketë zhvillime.
Hernanes pret kalimin te Genoa
Hernanes do t’i bashkohet Genoas pasi Juventusi ta transferojë Axel Witselin nga Zenit St Petersburgu.
Tuttomercatoweb dhe Calciomercato raportojnë se marrëveshja varet nga disa rrjedha të tjera në tregun e transferimeve.
Mund të ndodhë transferimi i ditës
Sky raporton se janë duke vazhduar bisedimet ndërmjet Chelseat dhe Paris Saint-Germainit për David Luiz.
Bisedimet janë intensive dhe ky mund të jetë një prej transferimeve më të mëdha të ditës mbyllëse të afatit kalimtar.
Arbeloa kthehet në Ligën Premier
Alvaro Arbeloa ndodhet në Angli, ndërsa pritet të nënshkruajë me West Hamin.
Ish-futbollisti i Real Madridit pritet të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me klubin nga Liga Premier.
Interi hedh poshtë largimin e Jovetic
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka thënë se Stevan Jovetic nuk largohet nga klubi.
Sulmuesi malazez është lidhur me një largim nga Nerazzurrët, ndërsa Milani dhe Fiorentina ishin klubet më të interesuara. Sidoqoftë, duket se nuk do të ndodhë largimi i lojtarit në këtë afat kalimtar.
Tjetër dështim i Milanit në treg?
Milani ka dështuar edhe në transferimin e mbrojtësit të Sionit, Leo Lacroix.
Lojtari ka vendosur të shkojë te Saint-Etienne.
Abdennour mund të huazohet te Chelsea
Chelsea është afër që të arrijë marrëveshje me Aymen Abdennour.
Goal raporton se klubi anglez do ta huazojë për një vit lojtarin e Valencias me opsionin e blerjes.
Zyrtare: Lojtari i Arsenalit në Bundesliga
Werder Bremeni e ka transferuar Serge Gnabryn e nga Arsenali.
Klubi gjerman ka paguar rreth pesë milionë euro për futbollistin.
Ishte Fabregas që refuzoi kalimin te Milani
Gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar, Cesc Fabregas është lidhur me një kalim te Milani, mirëpo transferimi nuk do të ndodhë.
Mesfushori spanjoll ka vendosur që të qëndrojë te Chelsea dhe të luftojë për pozitën e tij.
Mangala kryen testet mjekësore te Valencia
Eliaquim Mangala do të ndjekë Wilfried Bonyn dhe Samir Nasrin duke u larguar nga Manchester City, në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Gazeta spanjolle Sport raporton se mbrojtësi i ka kryer testet mjekësore te Valencia dhe zyrtarizimi do të ndodhë së shpejti.
Leverkusenit i largohet edhe një lojtar
Mainz e ka transferuar Andre Ramalhon nga Bayer Leverkuseni.
Marrëveshja është bërë në formë huazimi njëvjeçar.
Nuk ka transferime te Reali
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thotë se nuk ka nevojë ta përmirësojë skuadrën në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Gjatë kësaj vere, Los Blancos e kanë rikthyer vetëm Alvaro Moratan nga Juventusi dhe nuk kanë bërë investime të tjera.
Isco thotë se qëndron te Reali
Lajm i keq për tifozët e Tottenhamit. Isco ka vendosur të qëndrojë te Real Madridi.
“Do të qëndroj, do të qëndroj”, ka thënë mesfushori para kamerave televizive në Santiago Bernabeu.
Wilshere ka marrëveshje me Romën?
Mediat në Angli dhe Itali bëjnë të ditur se mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka zgjedhur Romën për të luajtur këtë sezon.
Sipas BBC Sport dhe Tuttomercatoweb, lojtari ka vendosur që të huazohet te klubi italian dhe jo te Crystal Palace apo Bournemouth – që ishin klubet më të interesuara për të.
Lojtarët e transferuar nga Sevilla për sezonin 2016/2017:
F.Vazquez
J.Correa
Ganso
W.Ben Yedder
L.Vietto
H.Kiyotake
G.Mercado
M.Kranevitter
P.Sarabia
S.Sirigu
S.Nasri
Balotelli pranë kalimit te Nice
Mario Balotelli thuhet se i ka kryer testet mjekësore te Nice dhe është afër që të kalojë te klubi francez.
Sulmuesi i Liverpoolit është në Francë, por dy klubet akoma nuk kanë arritur marrëveshje.
Deklarata e Pjanic që nuk do ta pëlqejnë tifozët e Romës
“Roma ndoshta është dashur të më shesë për arsye financiare, por unë gjithmonë kam pasur dëshirë t’i bashkohem Juves”, ka deklaruar Miralem Pjanic.
Zyrtare: Nasri nënshkruan për Sevillan
Sevilla ka nënshkruar me Samir Nasrin e Manchester Cityt në formë huazimi njëvjeçar.
Chelsea të mposhtë Tottenhamin për Sissokon?
Saga e transferimit të Moussa Sissokos ka marrë një kah tjetër. Në garë është përfshirë edhe Chelsea, bë të ditur L’Equipe.
Lojtari preferon Tottenhamin, mirëpo Blutë ofrojnë 30 milionë euro dhe mund ta blejnë atë.
Jo Fabregasi, por Jovetici te Milani?
Stevan Jovetic thuhet se është një hap larg që të bëjë një ndërrim sensacional për të kaluar te rivali i qytetit, Milan.
Sipas Sportitalia, lojtari i Interit është afër arritjes së marrëveshjes për të shkuar te Rossonerët.
Një tjetër huazim nga Chelsea
Cristian Cuevas i Chelseat i është ribashkuar klubit belg, Sint-Truidense, në formë huazimi njëvjeçar deri në fund të sezonit.
A mund të ndodhë një mega-transfer?
The Sun raporton se Paris Saint-Germaini është duke përgatitur një ofertë prej 50 milionë funtesh për Karim Benzeman.
Në rast se kjo ndodh atëherë, Edinson Cavani mund të shkojë te Napoli.
Bony është i lumtur
Wilfried Bony shfaqet i gëzuar pas kalimit te Stoke City.
“Faleminderit të gjithë tifozëve të Manchester Cityt për mbështetjen dhe përshëndetje tifozëve të Stoke Cityt, mezi pres që të kemi një sezon të shkëlqyer së bashku”, ka thënë ai.
Nasri kryen ekzaminimet mjekësore te Sevilla
Samir Nasri është afër kompletimit të marrëveshjes me Sevillan pasi i ka kaluar testet mjekësore.
Përkundër përpjekjes së Manchester Cityt për ta mbajtur në skuadër, francezi ka vendosur të largohet.
Lojtari i Monacos shkon në Turqi
Wagner Love i është bashkuar Alanyasporit.
Lojtari Monacos shkon te Ingolstadti
Skuadra gjermane, Ingolstadt, ka nënshkruar marrëveshje me mbrojtësin e Monacos, Marcel Tisserand.
Mbrojtësi francez ka firmosur kontratë të vlefshme për katër vite.
Chelsea me ofertë të re për Luiz
Paris Saint-Germaini e ka refuzuar ofertën fillestare të Chelseat prej 32 milionë funtesh për David Luiz.
Blutë duhet ta rritin ofertën për lojtarin që u largua në vitin 2014 për 50 milionë funte drejt kryeqytetit francez.
Zyrtare: Bony nënshkruan për Stoke
Wilfried Bony ka kompletuar huazimin njësezonal nga Manchester City te Stoke City.
Cardozo te AEK-u
Oscar Cardozo ka udhëtuar për në Greqi që të kompletojë transferimin te AEK Athens.
Një fakt për Hart
Joe Hart është portieri i parë anglez që luan në Serie A.
Szczesny i uron fat Hartit
Wojciech Szczesny e ka mirëpritur Joe Hartin në Serie A.
“Paç fat te Torino djalosh. Mezi pres të luaj sërish kundër teje!”, ka shkruar portieri i Romës në Instagram.
Stoke me portier të ri
Portieri i Derbyt, Lee Grant, është huazuar te Stoke City deri në janar.
Spursat pas Schneiderlin?!
Daily Mail raporton se Tottenhami dëshiron ta transferojë Morgan Schneiderlin nga Manchester Unitedi.
Francezi ka luajtur nën urdhrat e Mauricio Pochettinos te Southamptoni, mirëpo preferon të qëndrojë te Djajtë e Kuq dhe të luftojë për një pozitë në formacionin e Jose Mourinhos.
Interi ta kthejë Maiconin?
Mediat italiane raportojnë se Interi mund ta kthejë Maiconin për të plotësuar pozitën e mbrojtësit të krahut.
Braziliani ka zhvilluar gjashtë vite të suksesshme të Nerazzurrët duke fituar katër Scudetto dhe Ligën e Kampionëve.
Fabregas i ofrohet Milanit
Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, i është ofruar Milanit në formë huazimi.
Spanjolli nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes, pasi nuk përshtatet në sistemin e tij të lojës.
Slimani, testet mjekësore – pastaj nënshkrimi
Islam Slimani është duke shkuar në Bologna të Italisë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore para transferimit te Leicester City.
Besohet se kampioni anglez do të paguajë rreth 27 milionë funte për të.
Zyrtare: Hart nënshkruan për Torinon
Torino ka konfirmuar se ka nënshkruar me Joe Hart.
Portieri anglez është huazuar nga Manchester City.
Klopp ta largojë Sakhon?
E ardhmja e Mamadou Sakhos te Liverpooli nuk është e sigurt.
Jurgen Klopp ka plane të tjera, ai mund të largohet.
Vetëm Tottenhami pas Sissokos
Evertoni nuk ka kontaktuar me Newcastle për Moussa Sissokon.
Kështu që Tottenhami mbetet klubi i vetëm që i kërkon shërbimet e mesfushorit francez.
Mirëpo, çmimi i tij është 30 milionë funte.
Luiz, vazhdojnë negociatat
Chelsea dhe PSG po vazhdojnë negociatat për transferimin e David Luiz.
Kampioni francez nuk dëshiron të humbë 20 milionë funte për lojtarin që e bleu nga Blutë, prandaj arritja e marrëveshjes është pak e vështirë.
Munoz largohet nga Sevilla
Real Zaragoza e ka huazuar Juan Munozin nga Sevilla për gjtih sezonin.
Zyrtare: Papadopoulos braktis Leverkusenin
Kyriakos Papadopoulos ka arritur marrëveshje me klubin e promovuar këtë vit në Bundesliga.
Mbrojtësi grek i është bashkuar RB Leipzigut nga Bayer Leverkusen si huazim njëvjeçar.
Rafinha pranon largimin nga Barcelona
Rafinha nuk ka asnjë problem që të lëvizë diku tjetër nëse Barcelona nuk mund t’i garantojë atij kohë për të luajtur.
“E vërteta është se unë dua të jem në Barcelonë. Logjikisht, në qoftë se unë nuk mund të mbështetem në të pasurit minuta, kjo është normale që një lojtar do të dojë të largohet”, ka thënë Rafinha për Catalunya Radio.
Një lojtar për ekipin e të rinjve të Realit
Largimi i Shkodran Mustafit do të thotë se Los Che duhet të transferojnë një mbrojtës.
Eliaquim Mangala dhe Ezequiel Garay janë në listë.
Valencia ka nevojë për një mbrojtës
Largimi i Shkodran Mustafit do të thotë se Los Che duhet të transferojnë një mbrojtës.
Eliaquim Mangala dhe Ezequiel Garay janë në listë.
Largohet talenti i Barcës
Girona ka nënshkruar me talentin e Barcelonës, Juan Camara, të cilin e ka huazuar.
Roma në garë më Crystal Palace për Tomas Rincon
Tomas Rincon është më afër që të kalojë te Roma, raporton Tuttomercatoweb.
Lojtari i Genoas kushton 10 milionë euro, ndërsa për të interesohet Crystal Palace.
Sidoqoftë, Giallorossët duan ta fitojnë këtë garë dhe ta transferojnë lojtarin.
Roma me përpjekje maksimale për Wilshere
Roma po përpiqet me çdo kusht që ta huazojë mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere.
Ngec huazimi i Jovetic te Fiorentina
Stevan Jovetic duket se nuk do të transferohet te Fiorentina, pasi Interi nuk pranon ta mbulojë pagën e tij.
Viola dëshiron ta huazojë malazezin, mirëpo ka kërkuar nga Nerazzurrët që t’ia paguajnë një pjesë të pagës, por ata kanë refuzuar.
Dështon oferta e Chelseat për Luiz
Chelsea thuhet se ka dështuar me ofertën për transferimin David Luiz.
Blutë kanë ofruar 32 milionë funte për ish-mbrojtësin e tyre, mirëpo PSG e ka refuzuar ofertën.
Balotelli iu ofrua Napolit?
Njoftohet se Mino Raiola e ka ofruar Mario Balotellin te skuadra e Napolit të martën mbrëma.
Sulmuesi i Liverpoolit ndodhet te Nice, ku është duke i kryer testet mjekësore, mirëpo klubi francez akoma nuk ka arritur marrëveshje me Redsat.
Isco te Tottenhami? Nuk do të ndodhë
Ka pasur raportime se mesfushori i Real Madridit, Isco, dëshiron të transferohet te Tottenham Hotspur.
Mirëpo, njoftimet më të reja thonë se transferimi nuk do të ndodhë.
Slimani ka vendosur për ‘Dhelprat’
Islam Slimanit i është dhënë leje të largohet nga stërvitjet me Algjerinë që t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Leicester City.
Kampioni anglez do të paguajë rreth 30 milionë funte për shërbimet e tij.
Largimet e Arsenalit
Wilshere dhe Gnabry pritet të largohen, ndërsa Mathieu Debuchy dhe Chuba Akpom kanë vendosur të qëndrojnë dhe të luftojnë për pozitat e tyre në skuadër.
Zyrtare: Inler, tre vjet me Besiktasin
Besiktasi e ka transferuar mesfushori Gokhan Inler nga Leicester City.
Futbollisti zviceran me origjinë turke ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Arsenali nuk ka mbaruar me transferimet
Arsenali ka shpenzuar afro 100 milionë funte deri më tani në këtë afat kalimtar.
Arsene Wenger do të jetë i angazhuar edhe në ditën e fundit!
Tre shënjestrat e Chelseat
Marcos Alonso, David Luiz dhe Marcelo Brozovic – do të ishte një ditë epikë nëse Blutë sigurojnë shërbimet e të tre lojtarëve.
Të larguarit e Cityt
Samir Nasri dhe Joe Hart janë në prag të largimit, drejt Sevillas, respektivisht Torinos.
Nga ana tjetër, e ardhmja e Eliaquim Mangalas është e paqarta, teksa Porto dhe Valencia kërkojnë shërbimet e tij.
Werder në bisedime për Serge
Arsenali dhe Werder Bremeni janë në negociata për transferimin e përhershëm të Serge Gnabry – njofton Sky.
Lojtari ka edhe një vit në kontratën e tij me Topçinjve, ndërsa Werderi dëshiron të nënshkruajë me të para klubeve tjera gjermane.
Agjenti i Cuadrados në Torino
Agjenti i Juan Cuadrados është rrugës për në Torino për të finalizuar kthimin e lojtarit te Juventusi.
Huazimi i kolumbianit te Juve do të jetë me obligim blerjeje të kushtëzuar nga një numër i caktuar i paraqitjeve për klubin.
Punë e kryer: Witsel te Juve?
Kalimi Axel Witsel te Juventusi thuhet se është punë e kryer, kanë mbetur vetëm testet mjekësore.
Mesfushori, i cili po largohet nga Zenit St Petersburgu, te Bianconerët do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare nga e cila do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon.
Brahimi për 35 milionë funte te Evertoni
Yacine Brahimi pritet t’i kryejë testet mjekësore dhe pastaj t’i bashkohet Evertonit.
Porto pritet të përfitojë deri në 35 milionë funte së bashku me bonuset.
Alonso po i bën ekzaminimet mjekësore
Marcos Alonso është duke i kryer testet mjekësore te Chelsea – thonë burimet e afërta me klubin.
Fulhami në bisedime me Adebayor
Fulhami është duke negociuar për transferimin e Emmanuel Adebayor.
Sulmuesi është lojtar i lirë qëkur u largua nga Crystal Palace, në fund të sezonit të kaluar.
Vazhdojnë negociatat për Luiz
Chelsea ka ofruar 30 milionë funte plus dy milionë të tjera në formë bonusesh për David Luiz.
Bisedimet e Bluve me PSG-në po vazhdojnë ditën e sotme.
Zyrtare: Sow bashkohet me Fenerbahcen
Sulmuesi senegalez ka vendosur të kthehet në kampionatin turk, te skuadra e Fenerbahces.
30-vjeçari ka lënë Emiratet e Bashkuara Arbabe apo më saktë skuadrën e Al-Ahli për tu kthyer te Fenerbahce.
Lazio refuzon WBA-në
Lazio e ka refuzuar ofertën e West Bromit për Keita Balde.
Corriere dello Sport thotë se klubi anglez ka ofruar 18 milionë euro për të.
Debuchy drejt Espanyolit?
Mathieu Debuchyt i është thënë se mund të largohet nga Arsenali qoftë si huazim apo transfer afatgjatë.
Daily Mirror bën të ditur se Espanyoli dëshiron ta transferojë gjatë ditës së sotme.
Kush do të ndryshojë klub sot?
Mario Balotelli te Nice…
Marcelo Brozovic te Chelsea…
Isco te Tottenham…
David Luiz te Chelsea…
Axel Witsel te Juventus…
Tre lojtarë te Besiktasi
Gokhan Inler (Leicester), Caner Erkin (Inter) dhe Atinc Nukan (RB Leipzig) janë duke i bërë testet mjekësore te Besiktasi.
Atinc dhe Caner do të huazohen, derisa Inler do të nënshkruajë kontratë afatgjate.
Rritet numri i të interesuarve: 22 klube e duan Wilshere
Sipas Daily Mail, Crystal Palace është në bisedime të avancuar me Arsenalin për huazimin e Jack Wilshere.
Mirëpo, raportohet se është rritur në 22 numri i klubeve që i duan shërbimet e tij.
Mes tyre është edhe Manchester City, por Arsene Wenger nuk dëshiron ta lejojë të shkojë te një klub rival.
Hernanes të largohet nga Juve
Celtic dhe Genoa janë në garë për shërbimet e Hernanesit, të cilin Juventusi dëshiron ta huazojë gjetiu.
Nasri te Sevilla për teste mjekësore
Samir Nasri është i vendosur t’i nënshtrohet një testi mjekësor me Sevillan përpara përfundimit të një lëvizje si huazim nga Manchester City.
Mesfushori francez është parë në foto gjatë të martës në mbrëmje me drejtorin e klubit spanjoll, Monchi, pasi ka mbërritur në Spanjë për të nënshkruar marrëveshje me fituesit e Ligës së Evropës.
Në pritje të transferimit, Alonso ‘ndjek’ Chelsean
Marcos Alonso ia ka bërë ‘ndjek’ Chelseat në Twitter.
Marrëveshja ndërmjet Bluve dhe Fiorentinas është arritur, pritet vetëm zyrtarizimi.
Darmian te Interi?
Manchester Unitedi thuhet se e ka refuzuar ofertën e Interit për Matteo Darmian.
Mirëpo, Nerazzurrët do të përpiqen deri në fund të ditës që ta transferojnë.
Edhe vëllai i Pogbas në Angli?
The Sun bën të ditur se vëllai i Paul Pogbas, Florentin, mund të shkojë te Sunderlandi.
David Moyes kërkon edhe një qendërmbrojtës në ditën e fundit të afatit kalimtar, ndërsa mbrojtësi i Saint-Etienne kushton 6.5 milionë funte.
Oferta 40-milionëshe e Cityt
Pep Guardiola ka thënë se Manchester City nuk do të blejë lojtarë të tjerë, por duket se do të ndodhë ndryshe.
Sipas L’Equipe, Monaco ka refuzuar 40 milionë euro për sulmuesin 18-vjeçar, Kylian Mbappe, i cili kërkohet edhe nga Barcelona.
Sfida e re për Wilfried Bony
Por ku do të jetë…?
West Ham, Stoke City dhe Sunderland i duan shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt.
Disa nga kryetitujt
Chelsea ka bërë ofertë për David Luiz
Hart ndodhet në Torino për kompletimin e transferimit
Balotelli pritet të shkojë te Nice
Spekulime: Isco dëshiron kalimin te Tottenhami
Spekulime: Martins Indi drejt Stoke
Spekulime: Porto ta transferojë Mangalan
Spekulime: Schweinsteiger refuzon Sportingun
Pulisic nuk shkon te Liverpooli
Liverpooli është lidhur me Christian Pulisicin e Borussia Dortmundit, por babai i lojtarit ka thënë se ai nuk do të largohet në këtë afat kalimtar.
“Christian nuk është i interesuar që të largohet nga klubi”, ka thënë Mark Pulisic për Bild.
Riviere shkon te Osasuna
Emmanuel Riviere e ka braktisur Newcastle Unitedin për t’u huazuar te Osasuna.
Zyrtare: Pescara transferon Aquilanin
Pescara ka konfirmuar transferimin e Alberto Aquilanit si transfer të lirë.
Ish-lojtari i Juventusit, Liverpoolit e Romës, u largua nga Sporting CP në fillim të muajit gusht.
Tarashaj largohet nga Evertoni (Foto)
Shani Tarashaj është larguar nga Evertoni për tu transferuar në Eintracht Frankfurt.
Sulmuesi kosovar ka ndërruar ambient, duke lënë Ligën Premier dhe skuadrën e Evertonin pa luajtur asnjë ndeshje.
Tarashaj është transferuar në kampionatin gjerman, Bundesliga, te skuadra e Eintracht Frankfurt.
Lindelof drejt Chelseat?
Chelsea mund të bëjë një ofertë të madhe për mbrojtësin suedez, Victor Lindelof.
Shuma prej 25 milionë funtesh do ta bindte Benfican që të heqë dorë nga lojtari.
Tottenhami ofertë për Sissokon
Tottenhami ka bërë ofertë për mesfushorin e Newcastle, Moussa Sissoko.
Spursat kanë ofruar 16 milionë funte, por Newcastle kërkon dyfishin.
Milani do një mbrojtës
Vincenzo Montella e ka kërkuar një mbrojtës nga krerët e klubit.
Remy Lacroix (Sion) dhe Andrea Ranocchia (Inter) janë opsionet e mundshme.
Vazhdojnë përpjekjet e Interit për Lichtsteiner
Interi nuk po heq dorë nga Stephan Lichtsteiner, por Juventusi planifikon ta transferojë jashtë Serie A. Borussia Dortmundi dhe Monaco janë klubet tjera të interesuara.
Bianconerët kërkojnë 12 milionë euro për zviceranin.
Rafinha të braktisë Barcën?
Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, mund të largohet nga kampioni spanjoll, pasi nuk po gjen hapësira për lojë.
Ku do të përfundojë Jack Wilshere?
Pesë klube kanë shfaqur interesim për huazimin e futbollistit të Arsenalit.
Crystal Palace, Bournemouth dhe Watford nga Liga Premier, dhe Sporting Lisbon e Benfica nga Portugalia.
Juve do ta kthejë Cuadradon
Media të ndryshme në Itali raportojnë se Juventusi e ka huazuar përsëri anësorin e Chelseat, Juan Cuadrado, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit.
Zonja e Vjetër do të paguajë pesë milionë euro për huazimin, si edhe 20 milionë të tjera në verën e ardhshme, nëse dëshiron ta mbajë.
Në pritje të zyrtarizimit të Hart te Torino
Joe Hart ka udhëtuar të martën në Torino për të kompletuar huazimin njëvjecar.
Gjatë ditës së sotme pritet që të kompletohet transferimi.
Huazimi i gjashtë për sulmuesin e Chelseat
Patrick Bamford ndoshta nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Chelsean, por ka siguruar huazimin e gjashtë në një klub tjetër.
Sulmuesi në pronësi të Bluve gjatë këtij sezoni do të luajë te Burnley.