
Gordoni policor ka bllokuar hyrjen para EVN-së në Tetovë, të cilët janë thirë që rruajnë rendin nga protestat e sotme që organizohen nga qyetarë të shumtë kundër faturave të larta nga EVN-ja.
Qindra protestues janë duke protestuar në këto moment para EVN-së në Tetovë.
Para pak çastesh sapo filloi protesta e qytetarëve kundër EVN-së në Tetovë. Portali TetovaSot do të transmetojë drejtpërdetjë protestën.
“Këshilli qytetar kundër EVN-së” në faqen e tyre në Facebook lajmëron të gjithë të interesuarit se ditën e premte me 10.02.2017 në ora 13:00 do të protestohet sërish në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.
Protesta e fundit ishte të premten e kaluar ku protestuan qindra njerëz kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Kjo është protesta e tretë e radhës./TetovaSot/