LIVE-VIDEO/ Dy shpërthime pas ndeshjes Beshiktash-Bursaspor, tronditet Stambolli, të paktën 20 të plagosur


Dy shpërthime kanë tronditur mbrëmjen e sotme Stambollin.
Shpërthimet kanë ndodhur pranë “Vodafon Arena”, ku luan skuadra e Beshiktashit. Shpërthimi i dytë ka qenë më i fortë se i pari, kanë thënë dëshmitarët për CNN Turk.
Por pas shpërthimeve janë dëgjuar edhe të shtëna armësh. Ministri i Brendshëm turk Sulejman Noble ka thënë në mbrëmje se të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur.
Shpërthimet kanë ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Beshiktash-Bursasport dhe sipas autoriteteve të plagosurit janë tifozë, por mes tyre ka edhe policë.