Liverpooli ndalet nga Southamptoni

Liverpooli pas një serie fitoresh është ndalur në barazim nga Southamptoni.
Skuadra e Jurgen Kloopit përkundër që dominoi takimin si mysafir assesi nuk arriti të gjejë rrugën e golit, duke ndarë kështu pikët me rezultat 0-0.
Pas këtij barazimi Liverpooli vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 27 pikë, po aq sa ka edhe Manchester City në vendin e dytë.