
Liverpooli nuk heq dorë nga Asensio dhe ka ofruar 50 milionë euro për vjeçarin spanjoll.
Marco Asensio ka impresionuar me paraqitjet e tij në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, pavarësisht ndeshjeve të limituara.
Anësori spanjoll ka qenë titullarë vetëm në 11 paraqitje në La Liga nën drejtimin e Zinedine Zidane, ku Reali fitoi titullin duke lënë prapa Barcelonën, i cili përfundoi sezonin me 10 gola në gjitha garat.
Ai është pas Cristiano Ronaldos, Gareth Bale dhe Karim Benzemas sa i përket zgjedhjeve në “Santiago Bernabeu”.
Paraqitjet e mira këtë sezon, sipas “Diario Gol”, kanë shtyrë Liverpoolin që të bëjë ofertë prej 43 milionë funteve për Asension, i cili arriti të lë në stol edhe një yll siç është, James Rodriguez.
U raportua se skuadra e Jurgen Klopp edhe gjatë sezonit u interesua për talentin e Los Blancos, për këta të fundit nuk duan të dëgjojnë për oferta, pasi e shohin 21 vjeçarin si të ardhmen e klubit.