Lladrovci sot e shpalos Programin për Arsim

121

ramiz-lladrovci

Ramiz Lladrovci, kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës sot do ta shpalos Programin e tij për Arsim, ndonëse fushata nuk ka nisur akoma zyrtarisht.

Lladrovci për arsimin do të flas në shkollën “Abedin Bujupi” në fshatin Arllat në ora 13:00, njofton Klan Kosova.

Lladrovci i PDK-së nuk ka arritur të fitoj pa balotazh në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Drenas, ndërsa zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen me 18 dhjetor.

Lladrovci kundërkandidat do ta ketë Isa Xhemajlajn e NISMAS, i cili tashmë ka lidhur koalicion edhe me kandidatin e pavarur, Xhavit Drenorin si dhe me Elmi Thaçin e Aleancës Kosova e Re.

Comments