Llatasi: Është tentuar të sulmohet konvoji i policisë që barte grupin e “Kumanovës”

339

llatas

Gazetari kontrovers maqedonas, Dragan Pavlovic Llatas, në kolumnën e tij të publikuar sot, ka theksuar se sipas tij është tentuar sulm ndaj konvojit policor të cilët kanë bartur të akuzuarit e rastit të Kumanovës.

“Grupi i Kumanovës ka informatorë, ata që u fotografuan me Zaevin, të cilët janë ende aktiv. Kohët e fundit, pas përfundimit të gjykimit të grupit të Kumanovës, policia kapi një bashkëpunëtor të të akuzarve, në kalimthi u ka dhënë një lokator, për t’i lokalizuar deri sa policia ishte duke i çuar nga gjykata për në burg, pasi kanë planifikuar sulmi mbi autokolonën e policisë dhe lirimin e terroristëve të akuzuar. Përpjekja është parë dhe është parandaluar”, shkruan Llatasi në kolumnën e tij, transmeton TetovaSot.

Sipas Llatasit, LSDM-ja po planifikon tensione para zgjedhjeve, dhe incidente pas zgjedhjeve, të cilat normalisht nuk do të njohin dhe do të kërkojnë  nga ministrat e tij në qeverinë e ardhshme që tensionet të qetësohen.

“Shpëtimi i sigurtë nga tensionet dhe trazirat e tilla janë 63 deputetë në listën e VMRO-së. Testi i parë u përpjkjes së incidentit ishet teatri i PSP-së në MPB, gjegjësisht në DSK. Oliver Spasovski, sekratarit gjeneral i LSDM-së  në funksion të Ministrit të Brendshëm ka angazhuar ish-Alfat të dëbuar për shkak të kriminalitetit, i ka kthyer në punë, dhe i urdhëroi që të qëndrojnë para DSK, dhe veprojnë për nevojat e Katica Janevës. Ata kërkuan, dhe i është premtuar, se do të marrim edhe pushkë automatike”, shkruan Llatas.

Comments